Categories: KURIOZITETE

Kështu mund të ndodh “apokalipsi” i radhës

Kur flasim për probleme me natyrë globale, të cilat mund të ndikojnë tek mbijetesa dhe në përgjithësi ekzistenca e njerëzimit në këtë planet, nuk i referohemi thuajse fare asaj që përkundrazi është një rrezik më shumë se real sipas 2 studiuesve: mundësisë që në të ardhmen në Tokë të ndodhë një super-shpërthim vullkanik.

Shpërthime vullkanike në shkallë të gjerë

Një profesor i vullkanologjisë në Universitetin e Birmingemit, Majkëll Kesidi, dhe një studiuese në Qendrën për Studimin e Rrezikut Ekzistencial në Universitetin e Kembrixhit, Lara Mani, kanë botuar së fundmi në studim të ri në revistën “Nature”.

Ata shpjegojnë gjatë 100 viteve të ardhshme, do të jenë shumë më të mundshëm shpërthimet vullkanike në shkallë të gjerë sesa përplasjet asteroideve. Madje sipas llogaritjeve të tyre qindra herë më të mundshëm. Dhe studiuesit ngrenë alarmin se njerëzimi po bën shumë pak përballë këtij rreziku të mundshëm.

Investimet në monitorimin e asteroidëve

Le të marrim rastin e asteroidëve. Deri më sot, shumë agjenci hapësinore kanë vendosur të investojnë qindra miliona dollarë në projektet e mbrojtjes planetare. NASA ka një projekt që synon të vëzhgojë çdo asteroid të madh. Synimi është ta kuptojmë se si mund të lëvizë ai, dhe nëse është drejtuar drejt nesh, duhet të gjejmë zgjidhje për t’ia ndryshuar trajektoren. MisioniDouble Asteroid Redirection Test (DART), do të përdoret për të llogaritur nivelin e “devijimit” të një asteroidi. Vetëm ky mision do të kushtojë më shumë se 330 milionë dollarë.

Super-shpërthimi i fundit ndodhi rreth 22.000 vjet më parë

Këto janë padyshim investime që duhen. Por Kesidi dhe Mani theksojnë se investime të ngjashme duhen bërë edhe për super-shpërthimet vullkanike. Pasi nuk po flasim për shpërthime vullkanike të thjeshta, si ato që shohim shpesh. Por për shpërthime që i lënë në hije këta të fundit, sa përket fuqisë dhe pasojave në planet.

Sipas raporteve nga ScienceAlert, që citon të dhëna nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, super-shpërthimi i fundit ka ndodhur afro 22.000 vjet më parë. Një super–shpërthim përkufizohet si i tillë kur ka një magnitudë 8, niveli më i lartë i Indeksit të Shpërthimit Vullkanik (VEI).

Shpërthimi i malit Tambora

Në vitin 1815, ndodhi shpërthimi i malit vullkanik Tambora në Indonezi, duke shkaktuar më shumë se 100.000 të vdekur. Ajo ngjarje u llogarit të kishte një magnitudë 7. Shpërthimi e uli temperaturën mesatare globale me 1 gradë Celcius, duke shkaktuar në 1816-ën të famshmin “vit pa verë”.

Pasojat tek të korrat ishin të mëdha, teksa u krijua një proces zinxhir, me zi buke dhe trazira të dhunshme në shumë zona të botës. Duke pasur parasysh se që nga viti 1815, popullsia njerëzore është shumëfishuar, dhe marrëdhëniet ndërkombëtare janë globalizuar, pasojat negative nga një ngjarjeje si ajo e 1815-ës do të ishin sot shumë herë më të rënda. Dhe po flasim për një magnitudë 7 dhe jo 8.

Super-shpërthimet ndodhin mesatarisht një herë në 14.300 vjet

Në një studim të vitit 2021, një ekip studiuesish analizuan bërthamat e akullit nga Grenlandadhe Antarktida. Ata zbuluan se midis 60.000–9.000 vjet më parë kanë ndodhur 97 ngjarje, tëcilat kanë pasur ndikime klimatike të krahasueshme me ato të një shpërthimi me magnitudë 7 ose më të madh. Llogaritjet sugjerojnë se super-shpërthimet me magnitudë 7 ndodhin mesatarisht një herë në 625 vjet, ndërsa ato me magnitudë 8 (super–shpërthimet), ndodhin një herë në 14.300 vjet.

Duhen satelitë për të vëzhguar

Ne dimë ende pak mbi super–shpërthimet, dhe kemi dyshime nëse mund ta dallojmë në kohënjë gjë të tillë. Sipas studiuesve, përveç monitorimit tokësor, duhet të shfrytëzohen edhe pajisje për vëzhgim satelitor, dhe vëzhgim nga ajri në lartësi më të vogla. Në këtë aspekt, duhet të projektohet enkas një satelit i specializuar për të vëzhguar vullkanet. / notizie scientifiche – bota.al

InForCulture

Recent Posts

Pse Çabej e “fshiu” himnin e tij?

Himni i flamurit që shkroi Çabej, në konkursin e vitit 1937: Atje lidhet besa e…

6 hours ago

Shqiptarë të famshëm që vunë themelet

Është e dëshmuar se për 500 vite, shqiptarët kanë qenë pjesë integrale dhe e pandarë…

7 hours ago

Teuta, sundimtarja që për hajni e humbi një mbretëri

Mbretëresha Teuta e Ilirisë dhe ushtria e saj pirate, sunduan Detin Adriatik në lashtësi dhe…

8 hours ago

Ja gabimi që të gjithë bëjnë kur përgatisin çajin

  Është fakt se bërja e një filxhani çaji duket dhe është një proces i…

9 hours ago

Çfarë i Ndodh Trupit Nëse Hani Mandarina Çdo Ditë

  Mandarinat e Xarrës tashmë janë shndërruar në krenari, jo vetëm për zonën ku mbillen…

9 hours ago

Lëngu i Rasojit ndihmon për këto probleme shëndetësore

  Në zonat më të thella të vendit qasja ndaj mjekësisë moderne ka qenë prej…

10 hours ago