<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Sa milingona jetojnë në Tokë? Shkencëtarët zbulojnë numrin e tyre

Mbase nuk e kemi pyetur kurrë veten për këtë, por tani që pyetja u bë të gjithë do donim të dinim përgjigjen. Sa milingona ka në tokë? A i ka numëruar njeri? Sipas një  artikulli të botuar në “Science Alert” në Tokë janë përafërsisht 20 kuadrilionë milingona, që do të thotë 20 mijë milionë milionë milingona dhe që shkruhet 20.000.000.000.000.000 (20 me 15 zero)

Së bashku të gjitha milingonat e botës përbëjnë rreth 12 milionë tonë karbon të thatë, kjo tejkalon masën e karbonit të  krijuar nga gjithë shpendët dhe gjitarëve së bashku dhe po ashtu e barabartë me rreth një të pestën e peshës totale të njerëzve.

“Gjërat e vogla që drejtojnë botën”, i ka quajtur dikur biologu Edward Wilson këto insekte dhe tani mund të themi që ka pasur të drejtë.

The ant on the ground close up.

Milingonat janë pjesë thelbësore e natyrës. Ato ajrosin tokën, shpërndajnë farat, zbërthejnë materiale organike, krijojnë habitat për kafshët e tjera dhe përbëjnë një pjesë të rëndësishme të zinxhirit ushqimor.

Vlerësimi i numrit të milingonave përbën një bazë të rëndësishme për të monitoruar ndryshimet shqetësuese mjedisore.

Të numërosh milingonat

Ka më shumë se 15.700 lloje dhe nënlloje të emërtuara të milingonave dhe ka ende shumë të tjera të cilat ende nuk janë emërtuar nga  shkenca. Shkalla e lartë e organizimit shoqëror të tyre u ka mundësuar që të konolizojnë thuajse të gjitha ekosistemet dhe rajonet e globit.

Duke qenë se milingonat ndodhen kudo, në çdo vend natyralistët u shtynë të kërkonin se sa është numri i tyre i saktë në botë.  Hulumtimi përfshiu një analizë të 489 studimeve të popullatave të milingonave të kryera nga shkencëtarë të milingonave nga e gjithë bota. Në hulumtim u përfshinë të gjithë kontinentet dhe habitatet kryesore duke përfshirë pyje, shkretëtirat, kullotat dhe qytetet.

Ata përdorën metoda të standardizuara për mbledhjen dhe numërimin e milingonave. Madje për këtë studim u ndërtuan kurthe e gracka me mbeturina e gjethe, pra siç mund ta marrim me mend nuk ishte një punë e lehtë.

Nga puna kërkimore, hulumtuesit arritën në përfundimin se janë rreth 20 kuadrilionë milingona në Tokë. Kjo shifër rezulton të jetë 20 herë më e lartë se vlerësimet e mëparshme. Gjithashtu ata zbuluan se milingonat nuk shpërndahen në mënyrë të njëtrajtshme në sipërfaqen e tokës.

Dendësia e tyre arrin kulmin në tropikë. Gjithashtu dendësia e tyre është më e madhe në pyje dhe çuditërisht në rajonet e thata, ndërsa më e ulët është në habitatet e krijuara nga njeriu. Megjithatë studiuesit thonë se studimet janë kryer përgjithësisht në sipërfaqe të  tokës dhe është e vështirë të dihet numri i tyre nën tokë.

Pse na duhen milingonat

Milingonat na ofrojnë shërbime jetike në ekosistem. Sipas një studimi ato mund të jenë më efektive  për të ndihmuar fermerët të prodhojnë ushqim se pesticidet që ata përdorin. Gjithashtu ato kanë ndërveprime të ngushta me organizma të tjerë dhe disa specie nuk mund të jetojnë pa to.

Disa zogj për shembull mbështeten te milingonat   për të gjetur prenë e tyre dhe mijëra specie bimore, ushqehen ose strehojnë milingona në mënyrë që ato ti mbrojnë ose t’u shpërndajnë farat. Po ashtu shumë milingona janë grabitqare dhe ndihmojnë duke mbajtur nën kontroll popullatat e insekteve të tjera.

Numërimi dhe monitorimi i milingonave është në interes të gjithë njerëzimi. Shkencëtarët thonë se kjo nuk është një punë e vështirë dhe se të gjithë qytetarët e botës mund të ndihmojnë në këtë çështje./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Kur shqiptarët luftuan kundër shqiptarëve: Përçarjet që i kushtuan shtrenjtë kombit

Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…

24 minutes ago

Nëse vëreni se dikush sillet kështu, reagoni menjëherë: Mund të jetë shenjë e tumorit në tru

    Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…

47 minutes ago

A zgjoheni shpesh gjatë natës? Trupi mund t’ju tregojë diçka që nuk duhet ta injoroni

    Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…

1 hour ago

Personat që pinë kafe çdo ditë duhet urgjent ta dëgjojnë këtë, ja çfarë i ndodh trupit tuaj

    Nëse je ndër ata njerëz që nuk e nisin dot ditën pa një…

2 hours ago

Zbulohet receta natyrale që garanton zhdukjen e thinjave, ja si ta përgatisni

    Flokët e thinjur nuk lidhen gjithmonë me moshën. Shumë njerëz përballen me thinjat…

3 hours ago

5 Shenja që zemra juaj është në rrezik serioz – Dhe mund t’ju ​​paralajmërojë një muaj më parë

    Problemet kardiovaskulare shpesh nuk ndodhin papritur. Trupi ynë ka tendencën të lëshojë sinjale…

5 hours ago