NGA: DORIAN KOÇI
Piratët Ulqinakë duke luftuar kundër anijeve Britanike dhe Franceze në Patras (Greqi) në 5 Nëntor 1772. Titulli origjinal: Vue de L’Action pres de Patrasso, ou L’Escadre des Dulcignottes fut battue et brulee le 5 9bre 1772. Një nga tablotë e rralla që ka si subjekt anijet e ulqinakëve që në shekujt XVI-XVIII i binin kryq e tërthor Mesdheut.
Pjesa më veriore e arealit etnik shqiptar që pas pushtimit të tij nga otomanët në 1571, hyn në disa zhvillime të vrullshme detare. Për aq sa dëshmon historiani anglez Noel Malcom në librin e vet “Agjentët Perandorakë”, Ulqini ishte një qytet etnikisht shqiptar, me popullsi që i përkiste besimit katolik.
Dy nga familjet më të mëdha fisnike të kohës, Brutti dhe Bruni do të luanin një rol të madh në historinë e rajonit dhe të Evropës. Rënia e Ulqinit në duart e osmanëve, ndryshoi strukturën urbane, sociale por edhe ushtrimin e ndryshëm të zejtarive. Ulqini gradualisht fillon dhe merr pamjen e një qyteti oriental, me ndërtime të objekteve të kultit islam, krojeve si vend relaksimi dhe meditimi por edhe me ndalimin e prodhimit të verës dhe vazhdimin e prodhimit të vajit të ullirit. Ai vazhdon të mbetet një derë komunikimi midis Lindjes dhe Perëndimit, përderisa mendohet se Sabaedin Zeevi, i ashtuquajturi Messia hebre , braktis Beratin dhe shkon dhe vendoset në Ulqin.
Një nga zejet më të përhapura në Ulqin bëhet si në asnjë qytet tjetër shqiptar të bregdetit, ndërtimi i anijeve dhe lundrimi. Venedikasit në luftërat dhe paqen e nënshkruar me osmanët bënin çmos që deti Adriatik të mbetej një liqen venedikas, pa lejuar ndërtimin e porteve osmane në brigjet e Adriatikut lindor.
Kjo luftë e hapur midis tyre kishte dëmtuar dhe lundrimin në brigjet shqiptare, të cilat nga një element mbizotërues dikur me popullsinë ilire, ishin kthyer tani në një popullsi që nuk e mbarështonte ndërtimin e anijeve dhe në përgjithësi kulturën e detit. Ulqini, bënte një përjashtim në këtë drejtim dhe llojet e ndryshme të anijeve që prodhonte si dhe flota që mbante e kishin shndërruar në një qytet të rëndësishëm për Perandorinë Osmane, pasi flota e tij përdorej në ballafaqimet dhe betejat detare të saj me Perëndimin.
DIOKLECIANI, MAKSIMIANI, GALERIUSI DHE KONSTANCI I, KËTA ISHIN KATËRSHJA E PERNADORËVE ILIRË, QË SUNDUAN ROMËN…
Dy arkeologë amerikanë thonë se kanë zbuluar rrënojat e një anijeje portugeze të shekullit XVIII,…
Arben N. Bushgjoka Ka pasë burra kjo tokë, po emni i Gjelosh Markut nga Shala…
Nga Prof. Abas ERMENJI Kush e mendonte dy muaj më parë, se sot do të…
Nëse agjëroni, a e dini sa e rëndësishme është mënyra si duhet të pini…
Punch, një makak i ri japonez i lindur në korrik të vitit të kaluar…