Disa studime të bëra nga shkencëtarët amerikanë sugjerojnë se personat të cilat mbajnë mace kanë rrezik më të ulët të infarktit të miokardit.
Në studim janë përfshirë një numër i madh participantësh të moshës nga 30 deri 75 vjeç dhe shëndeti i tyre është përcjellë në vazhdimësi për një periudhë 20-vjeçare.
Të dhënat kanë treguar se personat të cilët kurrë nuk kanë pasur një mace kanë të rritur rrezikun për sulm në zemër për 40%, ndërsa 30% rrezikun për çfarëdo sëmundje kardiovaskulare.
Studiuesit nuk e dinë arsyen e këtij fenomeni, ndërsa supozojnë se flitet për aftësinë e maceve që ta zvogëlojnë stresin dhe anksiozitetin te pronarët e tyre, duke i zvogëluar kështu mundësitë për rritjen e shtypjes së gjakut, transmeton Telegrafi.
Poashtu, një studim i botuar në “Journal of the American Medical Association” në Xhorxhia të SHBA-së ka arritur në konkluzionin se macet reduktojnë, madje mund të përgjysmojnë rrezikun e alergjive.
Kjo bëhet e mundur për shkak të disa substancave që gjenden në gojën e miqve tanë me katër këmbë, dhe që na transmetohen gjatë kontaktit të përditshëm, kanë efekt mbrojtës.
Të pasurit dhe të përkujdesurit ndaj maces së shtëpisë, nuk ka pse të jetë një eksperiencë e stërmundimshme.
Përmes pak njohurive, ndjekjes së këshillave të veterinerit tuaj dhe aplikimit të disa përkujdesjeve të veçanta, mund të bëjë që ju të keni një kafshë të shëndetshme për shumë vite. /Telegrafi/
Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…
Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…
E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…
Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…
Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…
Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…