<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Shkaqet e luftës ilire-romake sipas Polibit dhe plaçkitja sipas Livit

Milazim Krasniqi 

Lidhur me shkaqet e luftës së parë ilire-romake Polibi sjellë këto njoftime:

“Ata vendosën ta bëjnë këtë fushatë për këto shkaqe: Agroni, mbreti i ilirëve dhe i biri Pleuratit, kishte një fuqi detare dhe tokësore shumë më të madhe nga ajo që kishin pasur mbretërit e mëparshëm të Ilirisë. Pasi Demetri, i ati i Filipit (mbretër të Maqedonisë) ia mbushi mendjen me anë të hollash, Agroni i premtoi se do të ndihmonte medionasit, që mbaheshin të rrethuar nga etolët…” (Po aty: 44)

Polibi pastaj pohon se pas fitores kundër etolëve, Agroni u dha pas pijes dhe vdiq, ndërsa punët e shtetit i mori e shoqja, Teuta, e cila “me mendjen prej gruaje”, sikundër thotë Polibi, lejoi sulmet pirate ndaj anijeve romake, pastaj vrau dy të deleguarit e Romës tek ajo, Gain dhe Leuk Koronganin, gjë që shërbeu si pretekst i ri për një ekspeditë kundër saj. Pas fitores së ushtarakëve romakë, Gnej Fulvit dhe Aul Postumit, Teuta u detyrua të pranonte humbjen me kushtet që kishte përcaktuar fituesi:

“T’u garantonte romakëve tributin që kishin kërkuar, të hiqej nga gjithë Iliria, duke mbajtur vetëm disa vende dhe gjë që kishte rëndësi të veçantë për helenët – të mos lundronte paskëtaj përskaj Lisit, me më shumë se dy anije, po edhe këto të ishin të paarmatosura.” (Po aty: 48-49)

Pas këtij vasaliteti poshtërues, fillon tatëpjeta e Ilirisë, e cila nuk do të ndalej kurrë, deri në shkatërrimin e saj, pas disfatës së Gentit. Disfata e mbretit Gent ishte më e rënda, sepse ajo u shoqërua me shkatërrimin e shtatëdhjetë e tetë qyteteve dhe me plaçkitjen masive të pasurisë së ilirëve.

Historiani më i rëndësishëm i Romës, Tit Livi, në veprën e tij monumentale, “Ab urbe condita” (Nga themelimi i Romës) e paraqet kështu plaçkitjen e Ilirisë, pas fitores së Anicit dhe të Paul Emilit mbi Perseun e Maqedonëve dhe mbi Gentin e Ilirëve. Meqë Livi edhe vetë habitej me sasitë e mëdha të pasurisë së plaçkitur, për të mos u dukur se po e ekzagjeronte tregimin, pohon se shënimet i kishte huazuar nga një autor i quajtur Antia. Pra, ajo ishte një plaçkitje aq marramendëse që i ishte bërë Ilirisë nga pushtuesi romak, sa që përmasat e asaj plaçkitjeje, po e çudisnin edhe historianin më të rëndësishëm të Romës. Ja fjalët e tij:

“Akoma nuk ishte çdukur, jo vetëm nga shpirti po edhe nga sytë e popullit romak kujtimi i triumfit për fitoret gjatë luftës kundër Maqedonisë, kur Anici gjatë festave kuirinale e bëri triumfin mbi Gentin e ilirët. (…) Në pak ditë ai shtroi fisin ilir, trim në tokë e det, që mbështetej në vendet e veta dhe në fortifikimet, kishte zënë rob jo vetëm mbretin po edhe gjithë familjen mbretërore. Në triumf kishte me vete flamuj ushtarakë, plaçkë tjetër dhe orenditë e mbretit, solli njëzet e shtatë ponde ari, njëmbëdhjetë ponde argjendi, trembëdhjetë mijë denarë dhe njëqind e njëzet mijë copë monedha ilire prej argjendi. Përpara karrocës së Anicit u suall mbreti Gent bashkë me të shoqen e me fëmijë, me të vëllanë Karavantin e me disa nga paria ilire. Prej plaçkës së luftës iu dha secilit ushtar nga dyzet e pesë denarë, dy herë aq çdo centurioni dhe tre herë aq çdo kalori. Aleatëve të emrit latin u dha shumën që u kishte dhënë qytetarëve, kurse detarëve të flotës së aleatëve u dha aq sa ushtarëve.” (Ilirët dhe Iliria… : 134)

Pas këtyre disfatave tragjike që shtrihen në tre shekuj, të mbyllura me një plaçkitje spektakulare dhe një rrënim të tmerrshëm të mbi shtatëdhjetë e tetë qyteteve ilire të Ilirisë së Jugut dhe Epirit, pati edhe një përpjekje të fundit kundër Romës, kësaj here në Ilirinë e Veriut, në vitet 6-9 të erës së re. Kryengritja e madhe ilire e viteve 6-9 në erën e re, u shtyp dhe pas shtypjes së saj, praktikisht ra perdja mbi tragjedinë e madhe ilire, të cilët kurrë më nuk do të arrinin të ngriheshin e të konsolidoheshin si një entitet shtetëror më vete. Fati u ishte rezervuar që të vuanin nën sundime të huaja dhe pas shekujsh nënshtrimi e margjinalizimi, të preknin pothuajse cepin e zhdukjes nga historia. Është e qartë se në këtë dramë të madhe të tyre, fillimisht Romanizimi zuri të gllabëronte shumicën e energjive të ilirëve dhe i vuri në shërbim të Romës, duke e shkatërruar Ilirinë jo vetëm demografikisht, po edhe ekonomikisht dhe kulturalisht. (Fragment nga “Ekskomunikimi si histori e fshehur” Rozafa, 2015, Prishtinë)

InForCulture

Recent Posts

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

13 hours ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

13 hours ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

13 hours ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

13 hours ago

Në këtë popull një grua martohet me disa vëllezër – arsyeja do t’ju befasojë

  Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…

14 hours ago

Trendi në rrjetet sociale, vaj ulliri me limon! A duhet ta provoni? Çfarë thonë ekspertët!

  Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…

14 hours ago