Kina filloi ndërtimin e bazës së saj më të madhe të energjisë diellore në një shkretëtirë në rajonin autonom veriperëndimor Ningxia Hui të premten.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, baza, me një kapacitet total të instaluar prej rreth tre gigavat (GW), është ndërtuar në shkretëtirën Tengger në qytetin Zhongwei të Ningxia, e cila është shkretëtira e katërt më e madhe në Kinë, me një sipërfaqe prej rreth 43,000 kilometra katrorë.
Kur të përfundojë, projekti do të gjenerojë rreth 5.78 miliardë kilovat-orë (kWh) energji elektrike në vit, duke kursyer 1.92 milion ton qymyr standard dhe duke reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit me rreth 4.66 milionë ton në vit.
Me një investim total prej 15.25 miliardë juanë (2.2 miliardë dollarë), ajo do të sigurojë 1500 vende pune.
Ningxia, me lartësinë e saj të madhe dhe orët e gjata të dritës së diellit, ka burime të pasura të energjisë diellore.
Ajo është një nga pesë provincat në Kinë që janë më të përshtatshmet për zhvillimin e energjisë së re. /Telegrafi/
Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…
Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…
Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…
Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…
Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…
Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…