Letra e Skënderbeut drejtuar Senatit të Republikës së Sienës për fitoren shqiptare të arritur gjatë Rrethimit të parë të Krujës (letra mban datën 8 gusht 1451)
“Të shkëlqyerve fisnikë dhe burra të mençur. Miqëve të dashur të Komunës të qytetit të Sienës, për çka ndodhi vitin e kaluar po ju tregoj. Sulltani i Turqisë, me 400,000 ushtarë, e mbajti të rrethuar Krujën, kryevendin e Arbërisë, duke zhvilluar sulme kunder krishterëve që mbronin kështjellën.Turqit nuk mundën ta pushtojnë Krujën. Në këto luftime kundër të rrethuarve, turqit lanë mbi 60,000 robër dhe të vdekur…dhe për këtë, ju si kristianë besnikë dhe si komunë me autoritet të madh, ju kërkojmë të luteni për ne para Zotit të Plotfuqishëm, për t’i mbrojtur trojet e Krujës, që janë shkatërruar nga pushtuesit dhe të na ndihmoni. Zoti është në anën tonë e së bashku me lutjet dhe ndihmat tuaja do të ndodheni në mbrojtje të tokës së Krujës. Për çka më sipër shkruajta, do të dëgjoni dhe ato që do t’ju tregoj i besuari im, murgu Lazër, kapellani i jonë, që ju sjellë këtë letër.
Shkruar në Krujë ditën e 8, të muajit gusht XIIII të begatshëm.
I juaji me tërë mirësitë, Gjergj Kastrioti
Zoti i Arbërisë
E prezentuar më XIII shtator”
Në pjesën fundore të letrës, është një shënim nga personi i Kuvendit të Sienës, i cili ka shkruar “Presentate di XIII settembre”, pra ka shkruar datën 13 shtator, kur e mori letrën nga murgu Lazër.
Letra është zbuluar nga historiani shqiptar, Lufti Alia në Arkivat e Sienës.
Përveç medikamenteve, në raste virozash apo infeksionesh të ndryshme rekomandohen ushqime dhe bimë…
Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni…
Rënia e flokëve mund të lidhet me faktorë të ndryshëm, përfshirë stresin, ndryshimet…
‘Tradhëtia’ dhe ruatja e nderit..pse u rrethua kulla e Abdullah Pashë Drenit nga forcat e…
A ju ka ndodhur të pini ujë nga një gotë që e keni…
Uji me limon, mjaltë dhe spec të kuq është promovuar si një pije…