<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

“Koha kur shqiptarët spiunonin me dëshirë: “Më caktoni…!”

“Bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit për mënyrën e rekrutimit të tyre ndaheshin në dy grupe: vullnetarë me material shtrëngues dhe patriotikë me dëshirë.

Nga Kastriot Dervishi

Në grupin e parë, pra të rekrutuar me material shtrëngues (kërcënime për burgosje, marrje peng të familjarëve, etj) hynin kryesisht të deklasuarit.

Në grupin e dytë hynin kryesisht komunistët dhe elementi antiparti të cilët rekrutoheshin me dëshirë dhe që përfaqësonin mjaft mirë karakteristikat e “njeriut të ri” të socializmit.

Vërehen mjaft rast kur elementi antiparti, i përjashtuar nga partia jo për arsye të qëndrueshme, duke dashur të gjente “shlyerjen e gabimeve” ishte i gatshëm të binte në pozitat e rekrutimit. Më poshtë rasti i një elementi antiparti, i cili kishte pasur funksione të larta në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por edhe si ambasador. I gjendur në një pozitë ku nuk donte të ishte, ai u rekrutua me dëshirë.

Atje ku ishte si gjysmë i internuar (Cërrik), letërshkruesi kërkonte t’i caktohej detyrë, ose ndryshe të transferohej e të spiunonte diku tjetër. Letrën e ka shkruar nga Tirana. Udhëheqja e ministrisë e shqyrtoi letrën. Letërmarrësi shkruan: “T’i jepet përgjigje se ai, front ka atje ku është. Nuk do të lëvizë”.

Letra:

“Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, shokut Rexhep Kolli, Tiranë. Në radhë të parë më lejoni t’ju uroj shëndet të mirë e plot suksese në detyrën e lartë fisnike që ju ka besuar Partia dhe shoku Enver. Pastaj më lejoni gjithashtu t’ju parashtroj sa vijon: Ka vite që i prirë nga ndjenja e detyrës ndaj Partisë dhe udhëheqjes së Ministrisë, të më bëhet i mundur aktivizimi në çdo detyrë sipas nevojave të organeve tona dhe nën drejtimin e tyre. Megjithëse kjo lutja time u miratua, akoma deri tani aktivizimi nuk është bërë realitet për mungesë kushtesh objektive. Sikurse dihet mirë nga shokët e të tjerët, në kushtet që jam dhe në vendin ku banoj e punoj sot, nuk ekzistojnë kushtet e duhura që të afrohem ose të më afrohet ndonjë objekt me interes për organet tona që ta përpunoj e zbuloj si duhet. Prandaj prej kohësh më është thënë se do të më lëvizni për dikur gjetkë në Tiranë ose edhe në Durrës (ku kam dhe bijën time), por deri më sot, ky problem nuk është zgjidhur. Prandaj ju lutem shoku zëvendësministër, kushtojini pak kohë çështjes time dhe dispononi si të jetë më mirë që të mund të jap edhe unë kontributin tim modest në shërbim të Partisë time të dashur mbi çdo gjë në botë, siç ka qenë është e do të jetë deri në fund të jetës sime, aspirata dhe qëllimi themelor në punë e në jetë. Me respekt e dashuri të thellë, mbetem ushtari më i devotshëm i Partisë dhe i themelonjësit të dashur të Partisë e popullit e popullit tonë, shokut Enver Hoxha që të na rrojë sa malet tona dhe militanti më besnik e i bindur i organeve tona.

Tiranë 6 shkurt 1982”

postbck postbck

Recent Posts

14 korrik 1284, përmendet për herë të parë gjuha shqipe: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën arbërore”

Jahja Drancolli Më 21 shkurt, me mbështetjen e UNESCO-s, festohet “Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare”…

47 minutes ago

Kuajt specialë, fisnikëria që vrapon nëpër shekuj

Nga stepat e Azisë te simbolet kombëtare të Turkmenistanit, historia e racave më të rralla…

1 hour ago

Këshillat që duhet t’i keni parasysh në iftar pas agjërimit gjatë ditës

Ramazani është një muaj i shenjtë gjatë të cilit njerëzit agjërojnë nga agimi deri në…

18 hours ago

Alibaba (Ali Ramë Spahiu) nga Vërbica e Gjilanit – simbol i sakrificës në frontet e largëta

Në fundin e shekullit XIX, Ballkani ishte në zjarr. Perandoria Osmane po lëkundej, Rusia po…

18 hours ago

Pse Flamuri ynë e ka shqiponjën me dy krerë?

Flamuri ynë kombëtar me shenjën e tij dalluese shqiponjën dykrenare ka një histori të lashtë…

1 day ago

Agjërimi në burg i Hafiz Sabri Koçit – Myftiut të parë të Shqipërisë pas komunizmit

21 Ramazana në burg Për shkak të bindjeve të tij fetare, Hafiz Sabri Koçi vuajti…

1 day ago