Mbretëresha Elizabeth II ishte sovrania e parë që dërgoi një email në vitin 1976 me Arpanet, një pararendës i internetit, rrjet komunikimi ushtarak i krijuar nga SHBA.
Qenia e saj mes traditës dhe modernes më pas e bëri atë ”të zbarkonte” në rrjetet sociale me profilin e familjes mbretërore.
Më 26 mars 1976, sovrania ishte në ”Royal Signals and Radar Establishment”, një qendër kërkimore e telekomunikacionit në Malvern, Angli.
Ishte shkencëtari britanik i kompjuterave Peter Kirstein ai që krijoi llogarinë e saj të emailit, duke zgjedhur emrin e përdoruesit “HME2″.
Kështu mbretëresha dërgoi emailin e parë dhe kjo foto përjetëson momentin historik.
Email-i supozohej të njoftonte ardhjen e një gjuhe të re programimi dhe titullohej ”Një mesazh nga madhëria e saj mbretëresha” dhe ishte nënshkruar me një ”Elizabeth R”.
Më pas, shumë vite më vonë me ardhjen e medias sociale, mbretëresha Elizabeth vazhdoi të përqafonte teknologjinë në mandatin e saj institucional.
Në Krishtlindje të vitit 2007 ajo përuroi Kanalin Mbretëror në YouTube.
Në tetor 2014, ajo dërgoi postimin e saj të parë në Twitter gjatë një vizite në Muzeun e Shkencës në Londër.
🔴LAHUTARI SHQIPTAR 🇦🇱NGA VITI 1934!🔴 🔴Xhemajl Zogaj (më shpesh i njohur si Xhemail Zogić ose…
Ariu dhe gjumi i madh i dimrit: Mit apo e vërtetë? Çfarë ndodh në të…
Ndryshime relativisht të vogla në stilin e jetesës mund të ndihmojnë në mbajtjen nën…
Me ardhjen e ditëve më të ftohta, xhamat e mjegulluar bëhen problem i…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…