Mund të jetë duke rënë shi me diamante në planetet në Univers, kështu janë shprehur shkencëtarët të cilët përdorën plastikë të zakonshme për të rikrijuar reshjet e çuditshme që besohet se krijohen brenda Uranit dhe Neptunit.
Më përpara shkencëtarët kishin hedhur teorinë se presioni dhe temperatura jashtëzakonisht e lartë, e kthejnë hidrogjenin dhe karbonin në diamante të ngurtë mijëra kilometra nën sipërfaqen e akujve gjigand.
Sipas studimit të publikuar në Science Alert, shkencëtarët futën edhe oksigjen duke zbuluar kështu se ‘shiu i diamanteve’ mund të jetë më i zakonshëm sesa mendohet.
Gjigandët prej akulli si Neptuni dhe Urani mendohet të jenë forma më e zakonshme e planetëve jashtë sistemit tonë Diellor, kjo nënkupton se ‘shiu i diamanteve’ mund të ndodhë në të gjithë Universin.
Një nga autorët e këtij studimi, Dominik Kraus, u shpreh se reshjet e diamantit ishin krejtësisht ndryshe nga shiu në planetin Tokë.
Sipas tij, nën sipërfaqen e planetëve mendohet të jetë një lëng i nxehtë dhe i dëndur, aty diamantet formohen e më pas zhyten ngadalë në bërthamat shkëmbore,më shumë se 10.000 kilometra poshtë, të cilat kanë pak a shumë madhësinë e Tokës.
Këto diamante mund të mos jenë të shndritshëm dhe të prerë si një perlë e bukur në një unaze, u shpreh fizikanti, teksa shtoi se ata janë formuar nga forca të ngjashme si në Tokë.
Ekipi hulumtues synuan ta përsërisnin procesin, ata gjetën përzierjen e nevojshme të karbonit, hidrogjenit dhe oksigjenit në një burim që është lehtësisht i gjetshëm, plastika PET, e cila përdoret për paketimin e përditshëm të ushqimit dhe shishet.
“Oksigjeni që është i pranishëm në sasi të mëdha në ato planete ndihmon në thithjen e atomeve të hidrogjenit nga karboni, kështu që është më e lehtë që diamantet të formohen”, tha fizikanti duke shtuar se dritat me rreze shumë të shkurtra X, me shkëlqim të jashtëzakonshëm i lejuan ata të shikonin procesin e nanodiamateve (diamantë tepër të vegjël për t’u parë me sy të lirë), teksa formoheshin.
Gjithashtu shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë mënyra të reja për të prodhuar nanodiamante. E megjithatë, i gjithë hulumtimi i shiut të diamantit mbetet hipotetik sepse për Uranin dhe për Neptunin, të cilët janë planetet më të largët në Sistemin tonë Diellor, dihet shumë pak./tvklan.al
Shumë njerëz mendojnë se po i ruajnë më mirë ushqimet, por një rregull…
Një ndryshim i ri dhe i papritur nga kompania Meta ka vënë në…
Një studim i ri ka zbuluar një lidhje mes një zakoni shumë të…
Trupi mund ta përballojë heshtur për një kohë, por pasojat shpesh shfaqen më vonë, kur…
Mizat që arrijnë të futen në shtëpi janë jo vetëm bezdisëse por edhe…
Shëndeti i zemrës kërkon një përkujdesje të vazhdueshme, përdorni këto këshilla që të…