<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Teleskopi Webb kap imazhin e parë direkt të një ekzoplaneti!

Një investim prej 10 miliardë dollarësh, por teleskopi hapësinor James Webb, më i madhi e më i fuqishmi i krijuar deri më sot, po tregon gjithmonë e më shumë se i meriton plotësisht paratë e hedhura për të.

Përmes tij, astronomët kanë arritur të kapin së fundi imazhin e parë të drejtpërdrejtë të një ekzoplaneti. Eksoplaneti, një planet jashtë sistemit tonë diellor, është një gjigant gazi rreth gjashtë deri në 12 herë më i madh se masa e Jupiterit.

Ai i dalluar nga teleskopi gjigant quhet HIP 65426 b, dhe është rreth 15 deri në 20 milionë vjet – që praktikisht mund të cilësohet si një planet foshnje kur krahasohet me tokën, e cila është 4.5 miliardë vjeçare. Ai ndodhet rreth 385 vite dritë larg nga planeti ynë.

Ky ekzoplanet mund të shihet në katër breza të ndryshëm të dritës infra të kuqe siç merren nga instrumentet e ndryshme të Webb-it.

Teleskopi e sheh universin në një dritë të tillë te padukshme për syrin e njeriut –e kjo e bën atë observatorin e përsosur hapësinor për të zbuluar detaje rreth botëve të largëta.

“Ky është një moment transformues, jo vetëm për Webb, por edhe për astronominë në përgjithësi”, deklaroi Sasha Hinkley, profesor i asociuar i fizikës dhe astronomisë në Universitetin e Exeter në Mbretërinë e Bashkuar.

Eksoplaneti u zbulua për herë të parë në vitin 2017 duke përdorur teleskopin e Observatorit Jugor Evropian dhe instrumentin e tij SPHERE, të vendosur në Kili. Instrumenti siguroi me pas imazhe të planetit përmes valëve të shkurtra infra të kuqe, por Webb është më i sofistikuar e imazhet e përftuara prej tij, mund të hedhin dritë mbi detaje të reja më të hollësishme.

postbck postbck

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

11 hours ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

11 hours ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

11 hours ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

12 hours ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

12 hours ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

18 hours ago