<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Zbulohen vrima misterioze “aliene” në fund të oqeanit

NOAA i ka kërkuar publikut sugjerime se cilat mund të jenë ato

Eksploruesit kanë zbuluar një seri vrimash misterioze, “të rreshtuara në mënyrë perfekte” të shpuara në fundin e detit, afërsisht 1.6 milje (2.6 kilometra) nën sipërfaqen e oqeanit, dhe ata nuk e kanë idenë se kush apo çfarë i bëri ato.

Vrimat e çuditshme u pikasën nga ekuipazhi i anijes Okeanos Explorer të Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) teksa studionin pjesën e quajtur Ridge Mid-Atlantic – një rajon kryesisht i pa-eksploruar i shtratit të detit që është pjesë e vargmalit malor më të madh ujor në botë.

Vrimat formojnë një vijë të drejtë dhe shfaqen në distanca të përsëritura rregullisht, ato janë të rrethuara nga tufa të vogla sendimenti. Kjo nuk është hera e parë që vërehen vrima në zonë; dy shkencëtarë detarë nga Shërbimi Kombëtar i Peshkimit Detar i SHBA-së, vunë re gjithashtu zgavra misterioze në fundin e oqeanit gjatë një zhytjeje më 2004.

“Këto vrima janë raportuar më parë nga njerëz të ndryshëm, por origjina e tyre mbetet një mister”, shkruan studiuesit eNOAA në Facebook, transmeton GazetaExpress. “Ndërsa duken thuajse të krijuara nga njeriu, grumbujt e vegjël të sendimentit rreth vrimave i bëjnë të duken sikur janë gërmuar nga… diçka”.

Në vitin 2004, shkencëtarët propozuan që një organizëm që jetonte në sendimentet e detit ose duke shoshitur nëpër sendimentet e detit, i bënte vrimat, por për shkak se askush nuk i ka parë krijesa të tilla, origjina e tyre e saktë nuk dihet. Spekulimet publike nën faqen e postimit të NOAA në Facebook varionin gjerësisht – nga çarjet në sipërfaqen e shtratit të oqeanit të shkaktuara nga gazi që ikën, tek mjetet njerëzore nënujore që gërmonin për thesar, te milingonat, alienët dhe madje edhe yjet e detit që bënin rrota karrocash.

Misteri i pazgjidhur të kujton një “rrugë me tulla të verdha” nënujore për në Atlantis që eksploruesit e oqeanit zbuluan në majën e një mali nënujor pranë Hawaiit në maj. Shkencëtarët shpjeguan këtë zbulim – ata dyshuan se ngrohja dhe ftohja e shtratit të detit përmes shpërthimeve të shumta vullkanike krijuan rrugën e çuditshme.

Çfarë po krijon vrimat, nga ana tjetër, mund të marrë pak më shumë kohë për të kuptuar. Studiuesit do të vazhdojnë të eksplorojnë rajonin deri në shtator si pjesë e ekspeditës “Voyage to the Ridge 2022”, e cila synon të përcaktojë shkëmbinjtë koralorë dhe habitatet e sfungjerëve të rajonit, së bashku me studimin e kanaleve hidrotermale të rajonit dhe zonat e tij të thyerjes dhe çarjeve. Ndoshta nëse janë me fat, ata thjesht mund ta kapin në flagrancë atë së kush po i hap vrimat. /GazetaExpress/

InForCulture

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

3 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

3 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

3 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

3 days ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

3 days ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

3 days ago