Shkencëtarët besojnë se një specie ‘e pavdekshme’ e kandilit të detit që mund të zhbëjë plakjen e tij mund të jetë çelësi për të kuptuar këtë proces te njerëzit dhe krijimin e medikamenteve të reja.
Pjesa më e madhe e llojeve të kandilëve të detit kanë një cikël të ngjashëm jete dhe vdekjeje. Por në rastin e Turritopsis dohrnii, kurndihet e kërcënuar nga ndonjë lëndim ose kushtet e oqeanit, e kthen veten në një trajtë cistike. Më pas, kjo ngjitet pas kolonive të shtratit të detit dhe kthehet në fazën e polipit, para se të zhvillohet dhe rritet sërish.
Studiuesit krahasuan gjenet e këtij kandili me atë të kandilit të kuq, i cili nuk ka këtë aftësi rigjeneruese. Mes dy meduzave të detit, ‘i pavdekshmi’ kishte numër të dyfishtë të gjeneve që janë përgjegjëse për riparimin e ADN-së dhe mbrojtjen e saj. Gjithashtu, rezultoi të kishte mutacione që nxisin ndarjen qelizore dhe ndalonin telomeret, të cilat mbrojnë kromozomet, të çaheshin.
Gjatë metamorfozës, rezultoi se ky kandil mund të ndalonte gjenet e zhvillimit për të vijuar procesin e tyre dhe aktivizonte të tjera që lejonin qelizat të rigjeneroheshin./javanews
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…
Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…