<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Sot kujtojmë arkeologun Leon Rey, arkeologu i njohur francez lindi më 27 gusht 1887

Ai u diplomua në universitetin “Kortre” për arkeologji. Ai ishte drejtuesi i misionit studimor arkeologjik francez në Apoloni nga viti 1924 deri në 1938 ku zbulojë një pjesë të mirë, të qendrës monumentale të qytetit antik të Apolonisë.

Arkeologu Rey ka lënë një trashëgimi studimore shumë të madhe me një sërë librash, siç janë: “Vëzhgime mbi habitatet e para të Maqedonisë”, “Klasifikimi i qeramikës antike: Qeramika e rajonit të Maqedonisë”, “Guidë për Shqipërinë, me një hartë të rrugëve hyrëse” dhe “Hartë rrugore dhe planet e Shkodrës”. Gjithashtu, ai është themeluesi i Muzeut të parë Arkeologjik në Shqipëri dhe Muzeut Historik të Vlorës.

Gërmimet e tij në Apoloni zgjatën 15 vite (1924-1938).

Ai do të kujtohet dhe vlerësohet për dy kontribute madhore në Shqipëri:

Së pari hapja e të parit muze arkeologjik siti në Shqipëri, me objektet e gjetura në Apoloni (Vlorë, tetor 1936).

Së dyti mbi botimin në 6 volume i revistës “Albania”, që u bë tribuna europiane e pasqyrimit të arritjeve shkencore, të terrenit në Apoloni.

Pas Luftës së 2 Botërore u shfuqizua marrëveshja mbi gërmimet studimore arkeologjike, ashtu si ndodhi me të gjitha konçesionet e dhëna nga mbreti Zog, nga qeveria komuniste Shqiptare.

Si rrjedhojë, Leon Rey nuk mundi të vazhdonte më fushatat e gërmimeve në Shqipëri, ai tentoi të kthehej në shqipëri por nuk u lejua të zbriste nga avioni.

Pas 20 vjetësh qeveria shqiptare do ta nderonte kujtimin e tij duke i vendosur emërin rrugës që shkonte drejtë Muzeut Historik në qytetin e Fierit, por tashmë Leon Rey nuk jetonte më.

Léon Rey vdiq në vitin 1954 në moshën 67 vjeçare dhe varri i tij gjendet në varrezën e njohur të Parisit Père-Lachaise.

InForCulture

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

6 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

7 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

8 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

10 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

10 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

10 hours ago