Sipas një studimi, tymi dhe gazrat të shkaktuara nga automjetet por dhe nga frenimi i fortë rrisin ndjeshëm rrezikun e sulmeve në zemër.
Në studim janë përfshirë 18 mijë persona dhe u zbulua se nivelet e larta ditore të oksidit nitrik rrisin rrezikun e sulmeve në zemër.
Oksidi nitrik shkaktohet nga djegia në temperatura të larta, veçanërisht në motorrat me naftë. Po ashtu shkaktohet edhe nga frenimi i fortë dhe djegia e gomave të automjeteve.
Ekspertët zbuluan edhe një fakt interesant në këtë studim, që duhanpirësit ishin të paprekur nga smogu, ndoshta sepse thithin tymin toksik.
“Këto zbulime janë akoma më shumë prova se ajri i ndotur lidhet me rrezik më të shtuar të sulmeve në zemër te joduhanpirësit”, tha studiuesi britanik Sir Nilesh Samani.
Autorja e studimit, Insa de Buhr-Stockburger, u shpreh se “lidhja midis ndotjes së ajrit dhe sulmeve në zemër në studimin tonë mungonte tek duhanpirësit”.
Sipas saj, duhanpirësit duken më pak të prekur nga ndotësit e jashtëm, siç janë smogu i shkaktuar nga tymi dhe gazrat e makinave, që rrisin edhe rrezikun e sulmeve në zemër.
Sipas autores, ndotja e ajrit rrezikon infarktin akut të miokardit. /tvklan.al
Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…
Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…
E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…
Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…
Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…
Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…