Kompania Apple ka zbuluar një kërcënim serioz sigurie për iPhone-t, iPad-t dhe kompjuterat iMac që mund t’i lejojë me gjasë hakerat të marrin kontrollin e plotë të këtyre aparateve. Apple u ka bërë thirrje përdoruesve që të instalojnë një përditësim emergjent të softuerit.
Ky përditësim u lëshua në mesin e javës nga gjiganti i teknologjisë, me qëllimin që të rregullohej një dobësi që hakerat po e shfrytëzonin.
“Apple është në dijeni për këtë problem që mund të jetë shfrytëzuar në mënyrë aktive”, tha kompania amerikane.
Megjithatë, kjo kompani nuk tregoi nëse kishte informacion lidhur me shkallën e kësaj ndërhyrjeje nga hakerat.
Nëse hakerat shfrytëzojnë këtë të metë të pajisjeve për të parë vendndodhjen tuaj, të lexojnë mesazhe, të shikojnë listat e kontakteve dhe potencialisht edhe të kenë akses te mikrofoni dhe kamera pra të gjitha gjërat që ka telefoni i një përdoruesi. Përditësimi është lëshuar për iPhone-t, iPad-t dhe kompjuterët Mac që kanë sisteme operative të ndjeshme.
Klan News
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…
Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…
Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…
Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…