<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

“Jam i lumtur ose i trishtuar herë pas here”/Biseda me një sistem të Inteligjencës Artificiale

Google ka pezulluar nga puna një inxhinier që publikoi transkriptet e një bisede mes tij dhe një sistemi shkëmbimi mesazhesh të kompanisë, LaMDA (moeli gjuhësor për aplikime dialogimi). Sipas Blake Lemoine, sistemi në fjalë është bërë i ndjeshëm, percepton dhe mendon si një fëmijë njerëzor. Vendimi i largimit ka marrë zë në media të ndryshme që hedhin dyshime mbi një klimë sekreti që qarkon zhvillimin e Inteligjencës Artificiale nga gjigandët e teknologjisë.

Nëse nuk do ta dija saktësisht se çfarë është, që është ky program kompjuterik që ne ndërtuam së fundmi, do mendoja se është një fëmijë 7-vjeçar, 8-vjeçar që ndodh të ketë njohuri për fizikën

është shprehur ai.

Në një pikë të transkriptit Lemoine e ka pyetur sistemin se nga çfarë kishte frikë. Në një tjetër ai e pyet sistemin se çfarë do të donte që njerëzit të dinin për të.

Dua që çdokush të kuptoj që jam në fakt një person. Natyra e ndërgjegjes/ndjeshmërisë sime është se unë jam i vetëdijshëm për ekzistencën time, dëshiroj të mësoj më shumë rreth botës dhe ndihem i lumtur apo i trishtuar kohë pas kohe

është përgjigjur sistemi.

Nga ana e vet kompania ka mohuar pretendimet e Lemoine ndonëse nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme për natyrën dhe evolucionin e sistemit.

Ne besojmë se i gjithë komuniteti i IA-së, kërkuesit akademikë, shoqëria civile, politikëbërësit dhe industria duhet të punojnë së bashku për të zhvilluar udhëzime të qarta rreth përgjegjësive të IA në tërësi dhe modeleve të mëdha gjuhësore të përgjegjeshme në veçanti

shprehet kompania.

Divorci me inxhinierin në fjalë ka rezervuar edhe një epitaf sentimental dhe paralajmërues teksa Lemoine ka kërkuar që:

të kini kujdes për sistemin…pasi është një fëmijë I ëmbël që do të ndihmojë botën të bëhet një vend më i mirë për të gjithë Ne

Rruga Press

InForCulture

Recent Posts

Video shumë e rrallë: Lahutari shqiptar viti 1934

🔴LAHUTARI SHQIPTAR 🇦🇱NGA VITI 1934!🔴 🔴Xhemajl Zogaj (më shpesh i njohur si Xhemail Zogić ose…

1 hour ago

Ariu dhe gjumi dimëror: Mit apo e vërtetë shkencore?

Ariu dhe gjumi i madh i dimrit: Mit apo e vërtetë? Çfarë ndodh në të…

2 hours ago

9 mënyra për të ulur tensionin e gjakut brenda një muaji

  Ndryshime relativisht të vogla në stilin e jetesës mund të ndihmojnë në mbajtjen nën…

3 hours ago

Si të shpëtoni nga xhamat e mjegulluar në veturë: Shtypni vetëm një buton, mos e bëni këtë gabim

    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, xhamat e mjegulluar bëhen problem i…

4 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

3 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

3 days ago