Nëse jeni nga ata që pjesën më të madhe të ditës e kaloni me kufje në vesh, me siguri e pyesni veten nëse jeni duke bërë ndonjë mëkat me veshët apo jo. Sa na dëmtojnë kufjet?
Nëse ia ngrini vazhdimisht volumin telefonit, është e mundur t’ju shkaktohet humbje dëgjimi e shkaktuar nga zhurma. Mekanika e thjeshtë zhvillohet kështu: Kur një goditje e vetme e një zhurme shumë të fortë udhëton në kanalin tuaj të veshit, përplaset në daullen e veshit.
Daullja dridhet, duke nisur dridhje edhe në muskujt e vegjël në veshin e mesëm, të cilat krijojnë valë me lëng në një strukturë të thellë të quajtur koklea. Këto valë lëvizin qime mikroskopike, të cilat e konvertojnë zhurmën në impulse elektrike që shkojnë në tru, duke i treguar atij se çfarë po dëgjoni. Valët e mëdha mund të dëmtojnë qimet e vogla dhe ato nuk rriten më kurrë.
Për ta krahasuar, ekspozimi i gajtë dhe i përsëritur ndaj zhurmave mbi 85 decibel shkakton humbje të dëgjimit.
Humbja e dëgjimit të induktuar nga zhurma nuk çon në shurdhërim të vërtetë, por mund të shkaktojë dëm permanent. Nëse e gjeni veten në vështirësi për të dëgjuar bisedat, ose e ngrini shumë zërin e televizorit, është një shenjë që tregon se e keni tepruar me përdorimin e kufjeve. Mënyra më e mirë për të ruajtur veshët, është ta mbani volumin në nivele të arsyeshme.
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…