<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Raporti i Lidhjes (1878) me sulltan Abdulhamidin II

Abdullah Klinaku

Lidhja Prizrenit u mblodh me 10 qershor 1878 në Prizren në të cilën u vendos krijimi i saj. Kjo mbledhje u zhvillua në Medresenë e Mehmet Pashës dhe në xhaminë “Bajrakli”, pjesëmarrës të cilës ishin nga të gjitha vilajetet përfshi shqiptarë, turq e boshnjakë. Lidhja përfshinte myslimanë dhe katolikë.

Lidhja e ngriti konceptin e vet nga shtrati i qytetërimit islam, brenda së cilit përfshiu njerëz pa dallim feje, race apo etnie. Ajo u organizua nga intelektualë, kadijë, ylema e imamë të kohës. Qëllimi i saj ishte i qartë, liria, mbrojtja dhe drejtësia për shqiptarët, boshnjakët dhe të gjithë popujt e shtypur në Ballkan. Lidhja me aktet e nxjerra që tani më njihen publikisht kishte hartuar konceptin e qartë politik për të ardhmen e shqiptarëve dhe për mbrojtjen e tokave shqiptare.

Debati se a ishte Lidhja fetare apo kombëtare tani më duhet të jetë debat i tejkaluar. Lidhja ishte organizim në kuadër të një qytetërimi i cili nuk njeh dallime racore e fetare. Lidhja ishte ngritur mbi vlerat e qytetërimit islam që obligim e detyrim e konsideron mbrojtjen e Atdheut.

Përderisa shtetet evropiane ja kishin mbyllur dyert, Rusia kishte synuar ti ndante territorialisht nga Dovleti dhe ti gllabëronin gradualisht fqinjët ballkanik, Sulltan Abdulahmid II, me marrëveshjen me Britaninë për sundimin e Qipros në dobi të saj, krijoi kushte të reja për përpjekjen e shqiptarëve për mbrojtjen e tokave të tyre.

​Me 2 nëntor të vitit 1878, konsulli Lippich raportonte se Sheh Mustafa i Tetovës, në korrik të atij viti shkoi në Stamboll, i ngarkuar me një mision të veçantë prej anës së Lidhjes, ku kishte takuar ministrin dhe Sulltanin. Me kthimin në Shqipëri kishte biseduar me valiun, Nazif Pashën, në Prishtinë e krerët e Lidhjes, ndërsa në Gjakovë e Pejë me kadiun Ahmet Koronicën, e me tjerë “fanatikë”. Po ashtu edhe konsulli austro-hungarezë në Prizren, Jelinek, informonte kontin Andrash, se Sheh Mustafa i Tetovës, ishte kthyer prej Stambolli në Prishtinë me 21 shtator bashkë me Iliaz Pashën e Dibrës e Haxhi Ymer Efendinë, të nesërmen mbrëma ishin takuar me valin.

​Mund të pranojmë si gjë të sigurt se krijimi i Lidhjes së Prizrenit ishte një gjë shumë e volitshme për Portën e lartë dhe qe pritur, duruar me dashamirësi nga autoritetet turke. Ka të ngjarë që në kohët e para Lidhja ka qenë mbajtur me paratë e qeverisë, shkruan Peter Bartel. Ndërsa regjistrohet se Lidhja kërkoi nga Sulltani 18.000 lira flori. Nga kjo shumë gjysma mbërriti menjëherë nga Sulltani, dhe tjetra iu vu në dispozicion në Selanik. Ali Pashë Gucisë iu dërguan nga Meka 2000 lira flori, një flamur i bekuar, dekorata dhe armë. Mitrovicës iu dërguan 16.000 martina.

​Raporti i Lidhjes dhe shqiptarëve me Sulltan Abdulhamidin II ishte i vazhdueshëm dhe problemet e mëdha trajtoheshin brenda llojit.

Edhe mos marrëveshjet po ashtu trajtoheshin brenda llojit. Për këtë Sulltan Abdulhamidi II, deklaron se: Ndonëse midis tyre ka edhe familje kristiane, shqiptarët që si popull gjenden në Evropë, janë vëllezërit tanë myslimanë te të cilët mund të kemi besim në çdo rast, si dhe janë ushtarët tanë besnikë. Nga ky popull kanë dalë ushtarë dhe drejtues të jashtëzakonshëm. A nuk janë prej tyre edhe ata që gjenden përreth sulltanatit tim?”

InForCulture

Recent Posts

Ja çka do bëjnë nesër fermerët e qumështit para Ministrisë së Bujqësisë

    Fermerët Kosovarë të Qumështit kanë vendosur të mbajnë nesër (të hënën) një protestë…

12 minutes ago

Zjarri masiv në këtë zonë, evakuohen 11 familje

    Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë zonën e Fierit, duke u përhapur…

50 minutes ago

Keni dhimbje trupi? Këto janë pozicionet që duhet të flini

    Na ndodh shpesh që, teksa shtrihemi të flemë gjumë, na dalin më në…

2 hours ago

Mund t’i keni bërë këto gabime gjithmonë, çfarë duhet të shmangni gjatë larjes së rrobave në verë?

    Temperaturat e larta të verës mund ta bëjnë tharjen e rrobave shumë më…

2 hours ago

Kapsllëku kronik rrit rrezikun për t’u prekur nga kjo sëmundje e rëndë e veshkave

    Personat me konstipacion (kapsllëk) kanë 13% më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje kronike…

2 hours ago

Mërgimtarët i drejtohen Kosovës, cilat janë pritjet aktuale në pikat kufitare?

  Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se këtë të diel në pjesën më…

3 hours ago