<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Mikel Maruli, poeti me prejardhje arvanitase

Një poet latin i Rilindjes evropiane për të cilin është thënë se ka prejardhje arvanitase ishte Mikel Maruli (Michele Marullo Tarchaniotes, 1453-1500), i njohur në latinishte si Michaelis Marullus. Mendohet se ka lindur nga një familje greko-shqiptare me prejardhje nga Moreja pak muaj pas rënies së Konstantinopojës. Familja e tij iku në Raguzë (Dubrovnik), ku që në vogëli, ndjeu së pari ndikimin e qytetërimit të Rilindjes italiane.

Më 1470 ai i hyri një karriere ushtarake dhe shërbeu dhjetë vjet si ushtar energjik i fatit në vise të ndryshme të Italisë. Më 1491-1492 ai rivalizoi me Politianin (1454-1494) në Firence dhe më 1495 u martua me poeteshën Alesandra Skala (Alessandra Scala, 1475-1506), ndonëse martesa nuk zgjati shumë. Neaera, së cilës ai i drejtonte vargjet e tij katuliane të dashurisë, duket se ka qenë personifikimi kolektiv i shumë marrëdhënieve pasionante, shkruan në “Historia e Letërsisë Shqiptare” Albanologu kanadezo-gjerman, Robert Elsie. Maruli është autor i katër librave me epigrame latine, mjaft prej tyre të mbrujtura me një notë melankolie, si dhe i katër librave me ‘himne për natyrën’, në të cilët ai, me një stil lukrecian, ngre lart forcat mitologjike të natyrës. Maruli, për të cilin Sandro Botiçeli (Sandro Botticelli, 1444-1510) na ka lënë një portret klasik rilindës, u mbyt aksidentalisht në lumin Cecina më 11 prill 1500.

Ishte fillimi i gjysmës së dytë të shekullit XV kur Kostandinopoja ra ndër duart e barbarëve osman të cilët nuk kursyan asgjë, përfshirë edhe kulturën e artin (si mund të dojë një barbar artin?!). Familjet e kulturuara që e donin artin nuk mund të vazhdonin të jetonin në një vend që po gëlonte nga dhuna dhe spastrimi kulturor, prandaj morën rrugët e atyre vendeve të Evropës ku akoma nuk kishte hyrë tymi i zjarrit të injorancës osmane.

Në Kostandinopojë, duke qenë se ishte një ndër dy qendrat e krishtërimit, qenë vendosur për t’u mbrojtur edhe familje nga vende ku tanimë osmanët qenë “turrur” duke marrë para çdo gjë. Mes tyre ishte edhe familja e Marulëve e cila u shpërngul nga Moreja, vendi të cilit i kushtohet edhe kënga “Moj e bukura More” kur osmanët erdhën dhe u vendos në “të pathyeshmen” Kostandinopojë.

Në fillim të vitit 1453, kjo familje përjetoi një gëzim të shumëpritur. Një djalë i vogël i cili do të pagëzohej me emrin Mikel lindi që ashtu sikurse engjëlli Mikel është rojtar i Parajsës, të bëhej rojtar i Atdheut.

Fare pak pas lindjes së tij, Kostandinopoja ra dhe Marulët u shpërngulën në Raguzë, vend ku Mikeli jetoi deri në rininë e hershme. Formimi i marrë aty la mbresa të pashlyeshme në kujtesën dhe krijimtarinë e tij në të ardhmen, gjë që shihet qartë në poezinë “Lavdi Raguzës”, shkruar vite pasi qe larguar nga aty.

Marulët e panë se Raguza nuk ishte vendi “ideal” për to, prandaj vijuan sërish udhëtimet, këtë herë drejt bregdetit apenin ku pas disa zhvendosjesh jo të gjata, përfundimisht u vendosën në Ankona.

Duke qenë se qysh në Raguzë xhevahiri i diturisë së Mikel Marulit pati shkëlqyer, me t’u vendosur në Itali ai vijoi studimet fillimisht në Venedik e më pas në Padova, njëlloj si paraardhësit e pasardhësit e tij humanistë.

Ai nuk ishte aspak indifernet ndaj politikës. Me të marrë vesh se atdheu, tani më i marrë nga osmanët rrezikontë të “bënte shokë”, rrokë armët dhe shkon në luftë deri në brigjet e Detit të Zi, luftë që detyrohet ta lërë pasi merr vesh se i vëllai Gjoni dhe e ëma Efrosinë kishin ndërruar jetë.

Vihet re që herët si poet dhe poezia e tij vlerësohet shumë e botohet, para e pas vdekjes së hershme e aksidentale ku u mbyt në Çeçino të Toskanës teksa kalonte me kalë në vitin 1500.

InForCulture

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

2 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

2 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

2 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

2 days ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

2 days ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

3 days ago