Avionët supersonikë do të shkurtojnë kohën e fluturimit për pasagjerët
Një pikë kthese në aviacion. Kompania American Airlines ka rënë dakord të blejë deri në 20 avionë supersonikë. Kanë kaluar gati 20 vjet që nga fluturimi i fundit i një avioni supersonik nga Concorde, avioni britaniko-francez që nuk arriti të operonte dot për shkak të kostos së lartë si për pasagjerët ashtu edhe për linjat ajrore.
Por drejtuesi i lartë i firmës Boom, Blake Scholl këmbëngul se avioni i kompanisë së tij do të jetë i ndryshëm kur të debutojë në vitin 2029, me bileta që kushtojnë rreth 4,000 deri në 5,000 dollarë për të fluturuar nga Nju Jorku në Londër në rreth tre orë e gjysmë nga shtatë orë që realizohet tani ose nga San Francisko për në Tokio për rreth pesë orë e gjysmë, në vend të njëmbëdhjetë orëve.
Ky avion do të ketë një shpejtësi maksimale 1.7 herë më të madhe se shpejtësia dhe do të mbajë nga 65 deri në 80 pasagjerë. Lajtmotiv i kompanisë Boom ishte që nga fillimi qëndrueshmëria dhe mbrojtja e mjedisit dhe të gjithë avionët e saj do të fluturojnë ekskluzivisht me benzol-bio, i cili aktualisht është i pamjaftueshëm dhe shumë i shtrenjtë.
Muajin e kaluar, Boom njoftoi ndryshime në dizajnin e avionit për ta bërë atë më të thjeshtë dhe më pak të kushtueshëm për t’u ndërtuar dhe mirëmbajtur. Ndryshimi më i habitshëm ishte kalimi nga tre motorë, duke përfshirë një lloj tjetër në bisht, në katër motorë identikë nën krahët në formë delta.
Tregu i avionëve me katër motorë po tkurret pasi shumica dërrmuese e avionëve të pasagjerëve që fluturojnë sot kanë dy motorë.
Klan News
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…