Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Arkeologët, zbulime të reja në qytetin antik të Antigonesë

VOA/Raimond Kola

Qyteti antik i Antigonesë në Luginën e Drinos në Gjirokastër po zbulohet çdo vit nga misionet arkeologjike shqiptare dhe të huaja. Këtë vit arkeologët po konfirmojnë jetën e një qyteti tjetër të periudhës bizantine, që duket se iu mbivendos qytetit antik që u dogj nga romakët.

Arkeologët kanë nisur edhe këtë vit gërmimet në qytetin antik të Antigonesë, i cili qëndron mbi kodrën që zotëron Luginën e Drinos në Gjirokastër.

Antigoneja ishte qyteti më i rëndësishëm i botës antike në Luginën e Drinos, thotë arkeologia Sabina Veseli.

“Ishte vëndi më i rëndësishëm i Luginës së Drinos të paktën gjatë periudhës helenistike vënd që më vonë do të zihej nga vendbanime të tjera. Mendohet që Antigonea fillon të bjerë dhe shkatërrohet në mënyrë të papritur. Sigurisht Antigonea nuk njihet vetëm për periudhën helenistike por ka një riokupim ne periudhën bizantine që paraqitetet edhe ai, i rëndësishëm”, thotë ajo.

Misioni i këtij viti pritet të sjellë zbulime të reja monumentesh thotë zonja Veseli.

“Presim zbulime të reja monumentesh që i shtohen hartës së qytetit dhe të përcaktojmë fazat e banimit në Antigone. Deri tani është njohur një fazë e gjerë nga shekulli III-të deri në mesin e shekullit të II.pk , ndërsa gjatë gërmimeve kemi vënë re faza që tregojnë për dy nivele banimi”, thotë ajo.

Ndërsa Arkeologu italian Roberto Perna thotë se edhe këtë vit misioni është mjaft i rëndësishëm për të sjellë të dhëna të reja për jetën e dy qyteteve në periudha të ndryshme historike.

“Ne jemi duke bërë këto kërkime së pari në zonën publike për të kuptuar si funksiononte qyteti dhe në një zonë private për të verifikuar të dhëna historike të qytetit”, thotë ai.

Zoti Perna thotë se nga gërmimet po konfirmohet se kemi të bëjmë me dy qytete atë të periudhës helenistike dhe një tjetër të ri të periudhës bizantine. Kur jeta u shua në Antigone besojmë u zhvendos në Adrianopol, një zonë e rëndësishme arkeologjike, afër Gjirokastrës.

“Të gjitha këto janë të dhëna bazë që do të shërbejnë për planin e menaxhimit të Parkut Aarkeologjik të Antigonesë që jemi duke realizuar me koperacionin italian të zhvillimit”, thotë zoti Perrna.

Të dhënat e reja të arkeologëve po konfirmojnë se qyteti që u ndërtua nga mbreti Pirro si dhuratë dashurie për gruan e tij Antigonë dhe u dogj nga romakët pas 200 vitesh u rijetëzua disa shekuj më vonë në periudhën bizantine.

Anigoneja premton shumë, thotë arkeologia Sabina Veseli. Sipas vlerësimeve paraprake një pjesë e vogël e qytetit është zbuluar deri tani, gati 15%.

“Mendojmë që do kthehemi për shumë vite në Antigone. Ne jemi vetëm në dy vitete e para të rikthimit të gërmimeve arkeologjike në Antigone. Antigonea ka shumë për të zbuluar qoftë ne sektorin e banimit por edhe në atë të jetës publike, në agoranë e qytetit ,në kërkim të tempujve, objekteve të kultit të cilat nuk janë zbuluar deri tani, po pse jo edhe të rimarrjes së qytetit në një periudhë të trazuar në shekullin e IV”, thotë arkeologia Sabina Veseli

Antigoneja ndodhet vetëm 14 kilometër larg Gjirokastrës , një qytet i Unesco-s dhe është një nga vendbanimet më të mëdha në Luginën e Drinos, e cila në rreth 42 km gjatësi ruan qytete antike kala, teatro antike dhe monumente të shumta kulturore.

InForCulture

Recent Posts

Këto janë sëmundjet që kuron qumështi i bletës

  Kërkesa për qumështin e bletës është gjithnjë në rritje, ndaj dhe bletarët janë duke…

9 minutes ago

Pse stjuardesat e kanë të ndaluar t’ju ndihmojnë të vendosni valixhet në raftin sipër?!

  Për shumë pasagjerë, ngjitja e valixhes në raftin e sipërm të avionit është një…

31 minutes ago

Nëse flini në këtë pozicion, mund të keni një problem serioz

  Ndonjëherë nevoja për të fjetur mbi shumë jastëkë është në fakt një paralajmërim i…

57 minutes ago

VIDEO /Borë në shkretëtirë? Fenomeni i rrallë në Arabinë Saudite, një konfirmimin i ndryshimeve klimatike apo?

Rajoni Al-Jawf i Arabisë Saudite ka përjetuar reshjet e tij të para të borës në…

2 hours ago

Ulqinit do t’i rikthehet anija liburne e ilirëve të lashtë

  Nga Gazmend Çitaku Çështja e detarisë ilire, me akcent të veçantë në mjetet e…

2 hours ago

Kompjuteri juaj mund të hakohet, fjalët dhe frazat që KURRË nuk duhet të kërkoni në Google!

  Kriminelët shfrytëzojnë rezultatet e kërkimit të Google për të joshur viktimat… Kërkimi në Google…

3 hours ago