Categories: KAFSHËT

Nisur nga sulmet e delfinit në Japoni: Pse (disa) delfinë mund të bëhen agresivë?

Në një plazh japonez, së fundmi ka nisur një varg sulmesh nga delfinët. Sipas mediave lokale, të paktën një burrë u dërgua në spital pak ditë më parë dhe të nesërmen dy notarë të tjerë u kafshuan në krahë

Zyrtarët japonezë besojnë se i njëjti delfin është përgjegjës për të paktën gjashtë sulme deri më tani.

Ndonëse delfinët zakonisht nuk janë agresivë ndaj njerëzve, armiqësia ndaj notarëve nuk është e padëgjuar.

Mediat lokale raportuan se një burrë u kafshua në të dy krahët të enjten në mëngjes, 11 gusht. Kjo u pasua nga një sulm tjetër në të njëjtën pasdite ndaj një burri të dytë – i cili pësoi lëndime në gishtat e dorës së majtë.

Të dy incidentet ndodhën në plazhin Koshino, një destinacion i njohur për notarët dhe delfinët afër qytetit perëndimor japonez, Fukui.

Zyrtarët, tashmë kanë instaluar pajisje me zhurma të larta, me shpresën se do të pengojnë delfinët nga zona. Notarët janë paralajmëruar gjithashtu për rreziqet që paraqesin krijesat e egra.

Aktualisht nuk është e qartë se çfarë lloj delfini ishte përfshirë në sulm.

Sipas mediave lokale, delfinët në zonë janë mësuar me ndërveprimin njerëzor dhe janë parë në pjesë jashtëzakonisht të cekëta të plazhit – duke përfshirë ujërat deri në gjunjë.

Në mbarë botën, sulmet e delfinëve janë të rralla, por jo të padëgjuara.

Shkencëtarët kanë sugjeruar se delfinët e egër me hundë “shishe” e shohin notin përkrah njerëzve “tepër stresues”, sepse kjo “prish rutinat e tyre të sjelljes”.

Në Irlandë dy gra u plagosën në harkun kohor të dhjetë ditëve në vitin 2013 nga i njëjti delfin. Një vit më vonë, pesë notarë u shpëtuan në brigjet e Irlandës, pasi një delfin i rrethoi në mënyrë agresive.

Përveç armiqësisë ndaj njerëzve – delfinët ndonjëherë sillen jashtëzakonisht dhunshëm ndaj krijesave të tjera të detit.

Burimi: BBC, Anabel

InForCulture

Recent Posts

Pashko Vasa, nga nëpunës i britanikëve te zyrtar osman! Kush është rilindasi që tërë jetën ia kushtoi çështjes së çlirimit të Shqipërisë

Më 17 shtator 1825 u lind në Shkodër shkrimtari, poeti dhe publicisti i Rilindjes Kombëtare…

12 hours ago

Fundi tragjik i dashurisë mes Sami Frashërit dhe aktores Mari Karyan! Historia e panjohur e dijetarit shqiptar

Armenia e re, nuk mundi ta harronte Shemsedin Samiun, duke u kthyer kështu në Stamboll,…

13 hours ago

Seit Frashëri, mik dhe shok armësh me Avni Rustemin

Nga Artur Ajazi Dangëllia, zona më e begatë e Përmetit, është përmendur gjithmonë për patriotizëm.…

13 hours ago

Luf’ta e Spanjës/ Përse shkuan 70 vullnetarë nga trojet shqiptare, ja ana e panjohur e Mehmet Shehut

Nga Xhevdet Shehu Lufta e Spanjës dhe vullnetarët shqiptarë Në kalendarin e datave përkujtimore ka…

14 hours ago

“National Geographic”, më 1980: Shqipëria, e vetme përballë botës

Teksti dhe fotografitë: Mehmet Biber (reportazh i botuar në revistën National Geographic – vëll. 158, nr. 4,…

14 hours ago

Kosovo, 1981: Jeta ndryshe dikur në Kosovë (Video)

Kosovo, 1981: Jeta ndryshe dikur në Kosovë (Video) https://www.youtube.com/watch?v=PeGFbxgiy3M&ab_channel=FMImagesAlbania

1 day ago