<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: ARTRETROSPEKTIVË

Biblioteka e Familjes Vlora

Nga: Hasan Bello

Një nga llojet e bibliotekave që kanë ekzistuar në Shqipëri para dhe pas vitit 1912 ishin edhe bibliotekat private. Këto zotëroheshin nga familjet e mëdha shqiptare. Kështu, një nga bibliotekat më të pasura private ishte ajo e Familjes Vlora. Kjo bibliotekë është themeluar që në shek. XVII-të. Ajo përmendet nga udhëtari i famshëm turk Evlija Çelebi dhe disa autorë francezë, si François Pouqueville në librin  “Voyage en Morée, à Constantinople, en Albanie, et dans plusieurs autres parties de l’Empire Ottoman”, Paris, 1805, si dhe nga Auguste Boppe në librin “L’Albanie et Napoléon”, Paris, 1914.  Për arsye të ndryshme, ajo është shkatërruar disa herë.

Në koleksionet e kësaj biblioteke kishte libra dhe dorëshkrime në gjuhët orientale (osmane, arabe, perse), greke, latine, italiane dhe franceze.

Duke nisur nga viti 1875, një nga pinjollët e Familjes Vlora, Syrja beu (i vëllai i Ferit Pashë Vlorës) dhe i biri i tij, Eqrem bej Vlora, do ta rithemelojnë këtë bibliotekë.

Në vitin 1914, ajo kishte 14,600 libra dhe 2000 dorëshkrime. Për shkak të trazirave politike në të cilat u përfshi Shqipëria në këtë periudhë, një pjesë e tyre u dëmtua.

Në vitin 1938, kjo bibliotekë kishte 8,700 libra e dorëshkrime në gjuhë të ndryshme (osmanisht, arabisht, persisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, greqisht dhe shqip) si dhe 138 Kur`ane të shkruara me dorë, të cilat, Eqrem beu i kishte mbledhur në Stamboll, Egjipt, Persi, Marok dhe Indi.

Pjesë e kësaj biblioteke ishte edhe një koleksion armësh me vlerë të jashtëzakonshme, objekte arkeologjike dhe suvenire të kulturave dhe popujve të ndryshëm, të mbledhura nga Syrja dhe Eqrem beu. Të gjitha këto u konfiskuan pas vitit 1944, për t’u bërë pjesë e bibliotekave e muzeve të Beogradit dhe Tiranës.

InForCulture

Recent Posts

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

10 hours ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

11 hours ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

12 hours ago

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

    Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo…

13 hours ago

Pse shtatzënat duhet patjetër të marrin vitaminën D

    Fëmijët që lindin me nivele të ulëta të vitaminës D janë në rrezik…

13 hours ago

A ndikon ushqimi në përhapjen e kancerit?

    Shkencëtarë nga Cambridge kanë vlerësuar se ushqimi mund të ndikojë në rritjen dhe…

13 hours ago