Në vitet e fundit mbase jeni ndjerë sikur koha po kalon më shpejtë sesa më parë. Sipas shkencëtarëve kjo ndjesi nuk është krejt e gabuar.
Më 29 Qershor mesnata erdhi 1.59 milisekonda më shpejtë sesa pritej. Ishte dita më e shkurtër në gjysmë shekulli të paktën që kur shkencëtarët kanë filluar të gjurmojnë ritmin e rrotullimit të Tokës me orët atomike në 1960.
Në 2020-ën planeti regjistroi 28 ditët më të shkurtra në histori. Dhe vetëm javën e kaluar, më 26 Korrik, dita ishte 1.5 milisekonda më e shkurtër sesa normalisht.
Por ditët sot janë më të gjata sesa në fillimet e Tokës. 1.4 miliardë vite më parë Tokës i duheshin vetëm 19 orë për tu rrotulluar plotësisht. Gjithësesi rrotullimi i planetit nuk është asnjë ditë i njëjtë për nga koha që merr.
Shkencëtarët besojnë se janë një numër faktorësh që kanë ndikuar në rrotullimin e Tokës nga tërmetet, tek erërat e fuqishme El Nino, shkrirja dhe ngritja e akujve, Hëna dhe klima.
Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…
Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…
Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…
Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…
Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…
Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…