<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Monumentet/ndërtimet e shqiptarëve në udhën e Haxhit

Abdullah Klinaku

Shqiptarët, pas pranimit të islamit dhe gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, mbërritën jo vetëm në postet më të larta në perandori, por lanë gjurmë të pashlyera në të gjithë gjeografinë në të cilën sundonte Perandoria Osmane, përfshirë edhe tokat arabe. Madje jo vetëm që lanë gjurmë apo që lanë vepra monumentale por edhe krijuan shtete dhe formuan dinastitë e veta. Duke qenë se aktiviteti i shqiptarëve në tokat arabe regjistrohet që nga viti 1522, po që nga kjo kohë regjistrohet edhe interesimi i tyre për ndërtimin e objekteve në tokën e Shamit, përmes së cilave lehtësohej udha e haxhilerëve.
➡️ Mehmet pashë Dukagjini, i biri i Ahmet pashë Dukagjinit dhe i motrës së Sulltan Selimit I, ishte vali i Halepit. I një qyteti strategjik e të rëndësishëm për udhën e haxhilerëve si dhe për udhëtarët e tjerë që vinin nga perëndimi. Mehmet pash Dukagjini, ndërtoi vakëfin e tij afër tyrbes së nënës së tij dhe xhamisë “El-Adilije – Xhamisë së drejtësisë” në vitin 1556, e cila ishte edhe xhamia e parë e ndërtuar sipas stilit osman në Halep. Në kuadër të vakëfit të parë Mehmet pashë Dukagjini ndërtoi tre karvan-saraje, një pazar të vogël dhe dy furra, ndërsa në kuadrin e vakëfit të dytë ndërtoi njëra pas tjetrës tre hane të mëdha dhe dy karvansaraje.
➡️ Sinan Pash Topojani, i lindur në fshatin Topojan të Shqipërisë, sanxhakbej i Tripolit, Gazës, Mallatajës, i Halepit të Sirisë dhe sadriazem –kryeministër i Perandorisë Osmane, u interesua më së shumti për Vilajetin e Damaskut, për shkak të rëndësisë së madhe politike që kishte ky vend si pikë takim i haxhilerëve. Në saje të kësaj, Sinan Pasha si vali dhe si sadriazem shpenzoi një pjesë të pasurisë për ngritjen e shumë objekteve ekonomiko-shoqërore në kuadër të institucionit të vakëfit për të krijuar një stabilitet në vilajetin ku kalonte “rruga e haxhit”. Madje, Sinan Pasha, duke e parë rëndësinë e një toke në “rrugën e haxhit” siç e quan prof. M. Mufaku, e themeloi një fshat, ku edhe njihet si themelusi i Kutajfes, për shkak të ndërtimit të xhamisë, hamamit, 10 dyqaneve, karvansaraji që ofronte ushqim dhe vend fjetje falas për udhëtarët dhe vendasit për rreth.
➡️ Në rrugën e haxhit, vërehen po ashtu edhe gjurmët e Ahmet Pashë Arnautit, i cili e ndërtoi imaratin e tretë, pas atij të Sulltan Selimit I (1518) dhe atij të sulltan Sylejmanit I (1556). Veçoria e imaratit të Ahmed pash Aranautit është edhe kombinimi midis imaratit dhe teqesë. Megjithatë, të qenurit në shërbim të udhëtarëve e të adhuruesve të Zotit është e përbashkëta e këtyre dy institucioneve. Ndonëse ky ishte imarati i tretë në Damask, kishte rëndësi tepër të madhe për rrugën e haxhit. Damasku, si qendër e vilajetit kishte peshë specifike për shkak të tubimit të myslimanëve që vinin nga Ballkani, Anadolli dhe Azia Qendrore për t’u nisur me një karvan nëpër shkretëtirë deri në Mekë. Imarati i Ahmet Pashë Arnautit, i vendosur në fshatin Kadam, rreth pesë kilometra nga qendra e Damasakut, shërbente për nisjen ceremoniale të haxhilerëve pasi bëhehin gati. Vendi ku Ahmet pashë Arnauti e ndërtoi imaratin e tij konsiderohej si kupola e haxhit, për shkak të rëndësisë gjeografike dhe ceremoniale që kishte.
➡️ Përpjekja për të lënë gjurmë në udhën e haxhit ka qenë e vazhdueshme por këto ishin disa raste të theksuara të kontributit të arnautëve-shqiptarëve për udhën e haxhit për të vazhduar pastaj edhe me ata të periudhës së fundit të Perandorisë Osmane.
Pjesë nga shkrimi “Gjurmët e shqiptarëve në udhën e Haxhit” botuar në Revistën “Uji”.

postbck postbck

Recent Posts

10 paqartësi të mëdha që duhet t’i sqarojnë akademikët me rishkrimin e ‘Historisë së shqiptarëve’

Lajmi që Akademia e Shkencave do shkruajë “Historinë e Shqiptarëve” është nga më të mirët…

23 hours ago

Po sikur gjatë drejtimit të automjetit të shfaqet një mesazh për një shërbim urgjent të veturës?

Nëse papritur në ekranin informues të panelit të instrumenteve të veturës shfaqet mesazhi “Service Now”,…

23 hours ago

Pëllumbat po ju bëjnë rrëmujë në tarracë? Këto truke i largojnë përgjithmonë

Kur pëllumbat e zgjedhin tarracën tuaj si vend të sigurt, pastrimi i zakonshëm nuk mjafton.…

23 hours ago

Cila është gjëja më e mirë për të ngrënë pasi të zgjoheni, këto ushqime ju japin më shumë energji

Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe dhe ëmbëlsira nga furra e bukës, por ekspertët…

23 hours ago

Kryetari Mao e shkatërroi Kinën – pastaj e ribëri sipas imazhit të tij të dhunshëm

Themeluesi i Republikës Popullore sundoi në një stil të çuditshëm dhe brutal. Një biografi e…

23 hours ago

Anekdota popullore shqiptare – DJATHI I NJELMËT

-Anekdota popullore shqiptare- DJATHI I NJELMËT: Një fshatari një natë ia vodhën djathin. Të nesërmen…

24 hours ago