Historiani Jahja Drançolli, ka publikuar një pjesë të hartës së Ilirikut, marrë nga atlasi i hartografit V. M. Coronelli, botim i Venedikut, i vitit 1689.
Sipas Drançollit, aty në plan të parë paraqitet Fushë-Kosova (Campo Cassovo), me theks të veçantë fortifikata e rrënuar e Veletinit, “Valetino ruin”, që është e vendosur në perëndim të Janjevës.
“Aty afër e shohim edhe kishën romano-katolike të Shën Nikollës (S. Nicolo), kishë kjo e njohur e Janjevës, si dhe fshatrat e afërta, si: Gusteriza dhe Vragolia e banuar nga turqit dhe ‘grekët’ (Vragolia habitata da Turchi e greci), si dhe disa toponime e hidronime të tjera shumë interesante, që i ndeshim edhe në dorëshkrimet e Martin Segon Novobërdasit (shek. XV).
Liqeni i Janjevës (Lago di Iagnevo), si dhe disa objekte janë inkuadruar me rastin e kompilimit të hartës së Ilirikut. Këtu duhet përmendur edhe liqenin e Surçinit (Lago di Suarsegno o Suersigno), 35 kilometra në jug nga Prishtina, qw atëbotë kishte 4,000 shtëpi kryesisht të besimit islam dhe më pak të krishterë të shpërndarë.
E veçanta e hartës në fjalë, është se Kosova, paraqitet sipas apelativit Kasovo (Cassovo) dhe gjendet në kufi me Rashën (Serbinë)…”, – shkruan Drançolli.
Burimi/inforculture.info/
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…