<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Misteri që lidh piramidat e Egjiptit me qytetërimin e Majave

Është një prej fenomeneve të pashpjeguar më të mrekullueshëm në botë: një zinxhir piramidash vjen pothuaj ekzaktësisht në lartësitë 20 dhe 40 gradë në veri. Të ndërtuara nga egjiptianët e lashtë dhe nga majat, ndërtimet janë të famshëm në të gjithë botën. Por ka edhe një dyzinë qytetërimesh të tjerë, që kanë ndërtuar gjithashtu piramida. Po si ndodhi? Historianët kanë supozuar prej kohësh se kulturat përreth globit nuk kanë qenë asnjëherë në kontakt mes tyre – nuk i kishin mjetet. Atëherë, cila është përgjigja për këtë gjë të lashtë?

Në vitin 1970, arkeologu Thor Heyerdahl shpalli besimin e tij se egjiptianët e lashtë mund të kishin lundruar nëpër Atlantik drejt Ishujve Kanarie, apo edhe Meksikë, në varka papirusi të bëra vetë. Atje ata mund të kenë shkëmbyer kultura – dhe ide për ndërtime – me Majat.

Megjithatë, prova konkrete që ky udhëtim të ketë ndodhur, nuk janë gjetur asnjëherë. A mundet që egjiptianët ta kenë zbuluar Amerikën, 1500 vjet para Kolombit? Nuk është aq e çmendur sa mund të tingëllojë si ide – historianët tani e dijnë se vikingët e vizituan Amerikën shumë kohë para Kolombit. Por, po sikur ekspertiza arkitekturore e egjiptianëve të ketë udhëtuar përmes një tjetër rruge?

Asnjë ndërtesë tjetër e gurtë nuk mund të ngrihej aq lart sa një piramidë

Zbulimi më i rëndësishëm i egjiptianëve të lashtë ishte se asnjë ndërtesë tjetër e gurtë nuk mund të ngrihej aq lart sa një piramidë. Mjaftonte një dije bazë e inxhinierisë strukturore dhe teknikave të ndërtimit, për të kuptuar se një katror me të njëjtën lartësi do të shembej. Historianët e kulturës besojnë se ky informacion udhëtoi nëpër glob, pothuaj si pëshpërimat kineze. Ai u përcoll prej artizanëve, arkitektëve, marinarëve dhe tregtarëve – duke kaluar vazhdimisht nga një person tek tjetri. Pikërisht kështu u shfaq, mijëra vite më parë, një sistem global i transferimit të dijeve. Shumë kohë përpara Kolombit, informacioni udhëtonte nëpër botë.

Sigurisht, me këtë metodë, ndonjëherë duhen shekuj që fakte të thjeshtë të udhëtojnë mespërmes kontinenteve. Por rrjeti funksiononte – edhe pse ende është e diskutueshme se ku nisi.

Dhe nuk shkëmbeheshin vetëm dije; ndodhte edhe me mallra. Ndoshta kjo shpjegon përse mbetje të bimëve amerikano-jugore mund të gjenden në varret e lashtë egjiptianë. Gjurmë të kok ainës janë gjetur në mumje egjiptiane – të cilat arkeologët i kishin gjetur vetëm në kufoma më shumë se 5000-vjeçare në Kili. Si u transportuan gjethet e bimës së kokas në Afrikë, në mos përmes detit? Dhe kush i ndërtoi i pari piramidat? Ky është misteri më i madh që ndeshin arkeologët sot.

R

postbck postbck

Recent Posts

Këto janë arsyet pse prindërit nuk duhet të shtojnë kripë në dietën e foshnjës së tyre

    Shumë prindër duan të përmirësojnë shijen e ushqimit për foshnjat e tyre, kështu…

4 hours ago

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

    Molla është një nga frutat më të njohura në botë për shkak të…

5 hours ago

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

1 day ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

1 day ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

1 day ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

1 day ago