Në vitin 1970, arkeologu Thor Heyerdahl shpalli besimin e tij se egjiptianët e lashtë mund të kishin lundruar nëpër Atlantik drejt Ishujve Kanarie, apo edhe Meksikë, në varka papirusi të bëra vetë. Atje ata mund të kenë shkëmbyer kultura – dhe ide për ndërtime – me Majat.
Megjithatë, prova konkrete që ky udhëtim të ketë ndodhur, nuk janë gjetur asnjëherë. A mundet që egjiptianët ta kenë zbuluar Amerikën, 1500 vjet para Kolombit? Nuk është aq e çmendur sa mund të tingëllojë si ide – historianët tani e dijnë se vikingët e vizituan Amerikën shumë kohë para Kolombit. Por, po sikur ekspertiza arkitekturore e egjiptianëve të ketë udhëtuar përmes një tjetër rruge?
Zbulimi më i rëndësishëm i egjiptianëve të lashtë ishte se asnjë ndërtesë tjetër e gurtë nuk mund të ngrihej aq lart sa një piramidë. Mjaftonte një dije bazë e inxhinierisë strukturore dhe teknikave të ndërtimit, për të kuptuar se një katror me të njëjtën lartësi do të shembej. Historianët e kulturës besojnë se ky informacion udhëtoi nëpër glob, pothuaj si pëshpërimat kineze. Ai u përcoll prej artizanëve, arkitektëve, marinarëve dhe tregtarëve – duke kaluar vazhdimisht nga një person tek tjetri. Pikërisht kështu u shfaq, mijëra vite më parë, një sistem global i transferimit të dijeve. Shumë kohë përpara Kolombit, informacioni udhëtonte nëpër botë.
Sigurisht, me këtë metodë, ndonjëherë duhen shekuj që fakte të thjeshtë të udhëtojnë mespërmes kontinenteve. Por rrjeti funksiononte – edhe pse ende është e diskutueshme se ku nisi.
Dhe nuk shkëmbeheshin vetëm dije; ndodhte edhe me mallra. Ndoshta kjo shpjegon përse mbetje të bimëve amerikano-jugore mund të gjenden në varret e lashtë egjiptianë. Gjurmë të kok ainës janë gjetur në mumje egjiptiane – të cilat arkeologët i kishin gjetur vetëm në kufoma më shumë se 5000-vjeçare në Kili. Si u transportuan gjethet e bimës së kokas në Afrikë, në mos përmes detit? Dhe kush i ndërtoi i pari piramidat? Ky është misteri më i madh që ndeshin arkeologët sot.
R
Rozmarina njihet për efektet e saj të forta anti-inflamatore dhe antibakteriale, prandaj përdoret…
Fibromat e mitrës janë masa beninje (jo kanceroze) që zhvillohen në murin e mitrës…
Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe…
Me afrimin e pranverës, miliona njerëz tashmë i druhen pjesës më të pakëndshme…
DIOKLECIANI, MAKSIMIANI, GALERIUSI DHE KONSTANCI I, KËTA ISHIN KATËRSHJA E PERNADORËVE ILIRË, QË SUNDUAN ROMËN…
Dy arkeologë amerikanë thonë se kanë zbuluar rrënojat e një anijeje portugeze të shekullit XVIII,…