NGA: I. M.
Nëpërmjet një fotoje, studiuesi Kastriot Dervishi, i cili kujdeset në mënyrë të veçantë, që të zbulojë krimet e komunizmit, dhe që shpesh disa nga detajet e atyre krimeve, i publikon në profilin e tij në Facebook, na rikujton imazhin dhe mesazhet antiKosovë të diktatorit Enver Hoxha.
Por, syrit të tij si studiues nuk i ikin as detajet, të cilat shprehin një gjendje emocionale në kundërshtim me politikën e proklamuar apo me retorikën e zakonshme.
Kështu sot, ai ka sjellur një foto të diktatorit Enver Hoxha, në momentin e kthimit të tij në Tiranë, pas vizitës që ia kishte bërë Jugosllavisë komuniste, në verën e vitit 1946. Kastrioti na e sjellë edhe një copëz të atij realiteti politik dhe psikologjik, që e karakterizonte diktaturën e sapo filluar në Shqipëri, lidhjet e saj emocionale me jugosllavë dhe indiferencën me shqiptarët. Këtë të fundit diktatori Hoxha e kishte shprehur edhe me injorimin e shqiptarëve në Kosovë, duke mos shprehur interesim as për t’i vizituar dhe as për t’i takuar, si vëllezër komunist. Përkundrazi diktatori Hoxha, vëllezër i quante jugosllavët, ndërsa ‘shqiptarët miq kosovar’!
“Rrezatonte lumturi të paparë pas kthimit nga vizita në Jugosllavi. Takoi popujt “vëllezër jugosllavë” dhe mareshalin Tito “mikun më të madh të popullit shqiptar”. Për “miqtë kosovarë” nuk gjeti kohë t’i takonte. Aeroporti i vjetër i Tiranës, 2.7.1946. Atë ditë dënohej opozita e kohës”, shkruan me tone ironike Dervishi.
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…
Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…