<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Shqiptarët në vitin 1929: Koleksioni fotografik i Hugo Bernatzikut

Nga: Robert Elsie

Etnologu, fotografi dhe udhëpërshkruesi austriak, Hugo Bernacik (Hugo Adolf Bernatzik, 1897-1953), lindi në Vjenë, bir i juristit Edmund Bernacik (1854-1919). Kontaktet e para me shqiptarët i pati që para Luftës së Parë Botërore në Stamboll, ku njohu djemtë e rojeve të sulltanit.

Hugo Bernaciku shkoi në Shqipëri për herë të pare në vitin 1914 gjatë pushtetit të shkurtër të Princ Vidit (Wilhelm zu Wied, 1876-1945). Në vitin 1915, kur ndodhej përsëri në Shqipëri, shërbeu vullnetar në ushtrinë austro-hungareze me një njësi artilerie. Edhe në dhjetor 1917 ishte sërish në tokën shqiptare me gradë togeri.

Kënetat e bregdetit shqiptar e tërhoqën shumë, sepse interesohej për natyrën dhe për zogjtë. Bernaciku braktisi studimin e mjekësisë në Universitetin e Vjenës, sepse preferonte të udhëtonte dhe të zbulonte botën. Gjatë periudhës 1923-1930 shkoi katër herë në Afrikë (Afrika e veriut, Egjipti, Sudani jugor dhe Somalilandi) dhe më vonë në Pacifikun jugor dhe në Guinenë e Re (1932-1933), në Azinë juglindore (1936-1937) dhe në Lapland (1938). Nga këto udhëtimet dolën botime shkencore, udhëpërshkrime dhe fotografi tërheqëse.

Bernaciku i financoi udhëtimet e veta duke u shitur fotografi të udhëtimeve, gazetave dhe revistave.

Në vitin 1930 filloi të studionte etnologji, psikologji dhe gjeografi në Universitetin e Vjenës dhe atje mbaroi doktoraturën në vitin 1932. Në vitin 1939 ishte profesor i Universitetit të Gracit (Graz). Si përkrahës i etnologjisë së aplikuar, Hugo Bernacik u bë në atë kohë një ndër etnologët më të spikatur të botës gjermane. Pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë së cilës ishte anëtar i partisë naziste, udhëtoi në Marok (1949-1950) ku e zuri një sëmundje tropikale nga e cila vdiq më vonë në Vjenë. Në lagjen 19 të kryeqytetit austriak ekziston një rrugë me emrin e tij, Bernatzikgasse.

Në vijim të një qëndrimit në deltën e lumit Danub në Rumani ku shkoi për zogjtë, Hugo Bernaciku erdhi përsëri në Shqipëri ku qëndroi nga 24 prilli deri me 6 korrik 1929. Të dhënat bazë mbi kushtet e jetës së vendit, Bernaciku i mori nga gjeologu gjerman Ernst Novak (Ernst Nowack, 1891-1946), i cili e këshilloi që të kontaktonte të dërguarin gjerman në Tiranë, Franc fon Shajger (Franc von Scheiger, 1891-1960). Bernaciku ishte në kontakt, gjithashtu, edhe me çifligarin shqiptar Ago Agaj (1897-1994), me të cilin doli për gjueti zogjsh në Myzeqe. I pajisur me një çadër, një kajak dhe një aparat fotografik, Bernaciku kaloi plot dy muaj në Shqipëri. Rezultati i udhëtimit të tij ishin dy libra: Riesenpelikane und ihre Kinder (Pelikanët e mëdhenj dhe fëmijët e tyre), Vjenë 1930, një album i vogël dhe tani i harruar për pelikanët e kënetës së Maliqit; dhe Europas vergessenes Land (Shteti i harruar i Evropës), Vjenë 1930, i cili doli në tirazhin e katërt të zgjeruar me titullin Albanien: das Land der Schkipetaren (Shqipëria, vendi i shqiptarëve), Vjenë 1939. Fotografitë e këtij koleksioni janë marrë prej këtij vëllimi të fundit.

Rruga Press

postbck postbck

Recent Posts

Mbi 5 mijë banorë u ‘zhdukën’ në vetëm 3 muaj, çfarë ndodhi me ishullin ‘fantazmë’

    Dikur një nga vendet me dendësinë më të lartë të popullsisë në botë,…

7 hours ago

Çfarë u bënte Azem Galica spijunëve në luftë? Ja historia…

    Në historinë e rezistencës shqiptare në Kosovë, emri i Azem Galicës lidhet me…

7 hours ago

Ante Gotovina dhe drejtësia në Hagë: Kush ishte gjenerali kroat dhe si u rrëzua dënimi i tij?

Ante Gotovina ishte gjeneral i Ushtrisë Kroate dhe komandant i përgjithshëm operacional gjatë Operacionit Stuhia…

8 hours ago

A mund të ndihmojë Inteligjenca Artificiale në gjetjen e kurës për kancerin?!

    Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në gjetjen e një kure për kancerin që…

8 hours ago

Mos e pini menjëherë! Pijet shumë të nxehta lidhen me rrezik më të lartë kanceri

    Hulumtimi, i cili përfshiu rreth 1 milion njerëz, konsiderohet ndër studimet më të…

8 hours ago

Ja në cilat vende ndalohet të postoni foto në Instagram

    Shumë ndërtesa në botë, janë krijuar për t’u admiruar dhe për t’u fotografuar.…

9 hours ago