<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Uji me limon dhe mjaltë, aleati juaj gjatë verës

Rritja e temperaturave gjatë stinës së verës rrit gjasat që njeriu të dehidratohet më shumë.

Angazhimet e ndryshme ditore e bëjnë të pamundur qëndrimin gjatë gjithë ditës në ambiente të freskëta dhe pirjen e lëngjeve hidratuese.

Dielli i verës shteron energjinë dhe prish ekuilibrat e elektroliteve në trup.

Uji Me Limon Dhe Mjaltë, Aleati Juaj Gjatë Verës

Limoni është shumë i pasur me vitaminë C por edhe me ushqyes të tjerë që e mbajnë organizmin të gjallëruar dhe të hidratuar.

Mjalti nga ana tjetër lufton radikalet e lira dhe oksidimin e qelizave.

Ai pastron mushkëritë nga sekrecionet, mbron stomakun, trurin dhe zemrën por edhe ofron shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Lëngu i limonit dhe mjalti së bashku forcojnë sistemin imunitar që bëhet më i dobët gjatë verës, ndërkohë që antioksidantët shmangin infeksionet.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i lëngut të limonit me mjaltë është rënia nga pesha.

Limonët janë plot me fibër dhe lëngu i tyre në bashkëpunim me mjaltin rrisin metabolizmin dhe ju ndihmojnë që të humbisni në peshë.

Përpos të tjerave ku lëng pengon akumulimin e baktereve në organizëm të cilat shkaktojnë më pas erën e keqe të djersës.

Kjo pije është shumë e pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

E gjithë kjo pasuri vlerash i jep organizmit shumë energji.

Mjalti në veçanti ndihmon në largimin e plogështisë dhe lodhjes, dy aspekte karakteristike të vapës.

Si Ta Përgatisni Ujin Me Limon Dhe Mjaltë

Për këtë pije shumë të shëndetshme ju nevojiten:

5 gota me ujë të ftohtë,

1 filxhan çaji me lëng limoni të freskët

Gjysmë filxhan çaji me mjaltë

Feta limoni.

Hidheni lëngun e limonit në një kanë të madhe qelqi, shtoni mjaltin dhe përzjejini mirë me lugë druri deri sa të treten së bashku.

Shtoni ujin dhe përziejeni me shpejtësi.

Ju mund ta servirni këtë lëng duke e shoqëruar me akull, me feta limoni dhe pak gjethe menteje nëse keni në gjendje në kuzhinë.

postbck postbck

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

2 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

2 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

2 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

2 days ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

2 days ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

3 days ago