<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Shkencëtarët thonë se kanë krijuar një karburant të ri të aviacionit

Shkencëtarët zviceranë pretendojnë se kanë zbuluar një mënyrë për t’i bërë fluturimet me aeroplanë më miqësorë me mjedisin dhe për të zvogëluar gjurmën e tyre të karbonit.

Në një studim të botuar në revistën Nature, shkencëtarët përshkruan se si ndërtuan një kullë diellore që është çelësi për procesin e prodhimit të karburantit miqësor ndaj mjedisit.

Ata shpjeguan se si kulla përdor energjinë diellore për të prodhuar një alternativë karburanti sintetik, i cili mund të përdoret në vend të karburantit fosil.

“Vajguri” i prodhuar nga kjo kullë diellore (rafineria diellore, siç e quajnë autorët) gjoja mund të përdoret në aviacion pa asnjë problem, nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje, as përshtatje të avionëve ekzistues.

Me teknologjinë tonë diellore, ne kemi treguar se mund të prodhojmë vajguri sintetike nga uji dhe CO2, në vend të lëndëve djegëse fosile, thuhet në një deklaratë për shtyp të nënshkruar nga një prej bashkautorëve të studimit, profesori në ETH Cyrih, Aldo Steinfeld.

Sasia e dyoksidit të karbonit të emetuar gjatë djegies së vajgurit në një motor jet është e barabartë me atë të konsumuar gjatë prodhimit në një termocentral diellor. Kjo do të thotë që karburanti është neutral ndaj karbonit, veçanërisht nëse përdorim dyoksid karboni të kapur direkt nga ajri. Dhe ne shpresojmë për këtë në një të ardhme jo aq të largët.

Për momentin, kjo rafineri diellore prodhon rreth një decilitër vajguri sintetik në ditë. Megjithatë, duhet mbajtur parasysh se ai është ndërtuar për të vërtetuar konceptin dhe për të kryer studimin. Për të prodhuar sasitë që nevojiten çdo ditë në mbarë botën, do të ishte e nevojshme të ndërtoheshin shumë më tepër rafineri diellore, shumë më të mëdha.

Sa i përket çmimeve të karburanteve, të cilat janë rritur në qiell gjatë muajve të fundit, çdo zgjidhje që përfshin karburant më të lirë dhe është gjithashtu miqësore me mjedisin tingëllon fantastike.

postbck postbck

Recent Posts

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

2 hours ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

2 hours ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

4 hours ago

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

    Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo…

4 hours ago

Pse shtatzënat duhet patjetër të marrin vitaminën D

    Fëmijët që lindin me nivele të ulëta të vitaminës D janë në rrezik…

4 hours ago

A ndikon ushqimi në përhapjen e kancerit?

    Shkencëtarë nga Cambridge kanë vlerësuar se ushqimi mund të ndikojë në rritjen dhe…

4 hours ago