Panda mashkull më i vjetër në botë ka ngordhur ditën e sotme në parkun zoologjik “Ocean Park” në Hong Kong. Panda, e quajtur An An ngordhi në moshën 35-vjeçare, ekuivalenti i një njeriu që jeton deri në 105 vjeç.
Zyrtarët në Ocean Park thanë se panda mashkull tregoi shenja të të mëdha të përkeqësimit të shëndetit gjatë javëve të fundit. An An iu dhurua Hong Kongut nga qeveria qendrore e Kinës në vitin 1999.
Autoritetet e Ocean Park u shprehën se panda nuk ushqehej dhe vetëm pinte ujë kohët e fundit. Kujdestarët e pandas vunë re gjithashtu se nivelet e aktivitetit të tij kishin rënë dhe periudhat e pushimit të tij po rriteshin gjithnjë e më shumë.
“An An na ka sjellë kujtime të bukura me momente të shumta që të ngrohin zemrën. Zgjuarsia e tij do të mungojnë shumë,” tha Paolo Pong, Kryetar i Ocean Park Corporation.
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…