Inxhinierët Piccard dhe Borschberg krijuan një avion prototip që funksionon vetëm nga energjia diellore fotovoltaike, si ditën, ashtu edhe natën. Një aeroplan i njohur si “Solar Impulse 2”, i mbuluar me më shumë se 17 000 panele diellore, ishte në gjendje të qëndronte në ajër për muaj të tërë pa përdorur asnjë pikë karburanti dhe të bënte xhiron e planetit. Projektuar në vitin 2016, tre vjet më vonë u ble nga “startup”-i spanjoll-amerikan Aero, i specializuar në dizajnimin e komponentëve të aviacionit dhe hapësirës ajrore. Qëllimi i kompanisë ishte ta bënte “Solar Impulse 2” një pseudo-satelit me më pak ndikim mjedisor sesa avionët komercialë të zakonshëm. Që nga blerja e tij në vitin 2019, kompania ka punuar për modifikimin e dizajnit të avionit, me qëllim rinisjen e tij në nëntor 2020. Që atëherë, avioni ka kryer gjithsej 12 fluturime testuese. Për momentin, ky avion është në fazën e testimit dhe tashmë ka ngjallur interes në Marinën e Shteteve të Bashkuara, e cila ka investuar më shumë se 5 milionë dollarë për të hetuar potencialin e avionit./Alsat.mk
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…
Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…