<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: LETËRSI

BEU I PASUR DHE RAPSODI I VARFËR

Rrëfenjë turke

Përktheu: Bajram Karabolli

Një beu, shumë të pasur, një ditë i thotë mendja se duhet të gjente një rapsod, i cili do t’ia thurte një këngë plot himne dhe lëvdata. Për këtë paguan dhe dërgon njerëz gjithandej që të gjenin rapsodin më të mirë në gjithë Perandorinë. Nga ana tjetër, i porosit të dërguarit që, pasi ta gjenin atë rapsod, t’ia bënin të qartë se sa më e mirë dhe më e bukur të ishte rapsodia, aq më mirë do ta shpërblente beu. Ata e gjejnë rapsodin më të mirë dhe, pasi bisedojnë me të, kthehen duarbosh. Rapsodi në fjalë qenkësh një njeri i vështirë, sepse ishte tejet i pavarur dhe nuk pranonte të punonte për askënd.

Atëherë, beu vendos të shkojë e ta takojë vetë rapsodin. Kur e gjen, vë re se ai qenkësh edhe shumë i varfër, pra ishte nevojtar. Kjo e gëzon beun, pasi mendon se, nga nevoja, do të pranonte që t’i shërbente. Dhe beu i thotë:

– Të jap një qese me flori, nëse pranon të më shërbesh, duke më thurur e kënduar një rapsodi të bukur.

– Bej, kjo për ty është një lëmoshë, por unë nuk punoj për lëmoshë, – ia kthen rapsodi.

– Mirë atëherë, – i thotë beu, – po të jap dhjetë për qind të pasurisë time.

– Oh, bej! Kjo do të ishte një pabarazi e madhe midis nesh. Unë nuk i shërbej askujt ndaj të cilit jam kaq i pabarabartë, – i përgjigjet rapsodi.

Po beu vendos të mos heq dorë nga qëllimi i tij dhe i thotë:

– Po sikur të të jap gjysmën e pasurisë time, a më shërben për çfarë të kërkoj?

– Nëse unë do të jem i barabartë me ty, pse duhet të të shërbej, o bej?! – ngul këmbë në të tijën rapsodi.

– Epo, po ta fal gjithë pasurinë time. Hajde tani, ma thur atë të mallkuar rapsodi, – përfundon, i inatosur, beu.

– Hëm! – buzëqesh e thotë rapsodi. – Po të kem gjithë atë pasuri, nuk kam nevojë t’i shërbej askujt, bej.

InForCulture

Recent Posts

Iftarllëku një herë e një kohë

Nga: Tahir N. Dizdari (1900–1972), orientalist dhe folklorist Përshkruaj disi me detaje si u shtronte…

14 hours ago

Shqipëria, Iliria e dikurshme, nga Roma te Perandoria Osmane, një histori lufte shekullore

SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…

2 days ago

Rilindasit, ata që e blenë kombin… dhe këta të tashmit që po e plaçkisin dhe shesin

Nga Albert Vataj Historia jonë është një paradoks i dhimbshëm ku sakrifica dhe lakmia shtrëngojnë…

2 days ago

Pse bateria humbet fuqinë? Shkencëtarët gjejnë “fajtorin” e fshehur

Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…

3 days ago

81 vite nga Lufta e Gadimes – Jetish Akllapi po bërtet: O u vra Ilmia bre!

Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…

3 days ago

Jehona e Azem Bejtës deri në Suedi?!

JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…

3 days ago