A e keni vënë re që mushkonjat ndonjëherë kanë preferenca? Nuk është imagjinatë, përkundrazi, është e konfirmuar nga specialistët.
Faktorët biologjikë mund ta transformojnë një njeri në shënjestër shumë të lehtë të mushkonjave.
Nëse ju bëni pjesë në grupin e njerëzve të parezistueshëm për mushkonjat, atëherë lexoni disa ndër arsyet shumë të thjeshta.
Nëse jeni kthyer në një tabelë qitjeje për mushkonjat, atëherë më mirë ushtroni aktivitet fizik në ambiente të mbyllura.
Acidi laktik, një nënprodukt që çlirohet nëpërmjet djersës është mjaft ndjellës për mushkonjat, thonë ekspertët. Nëse djersiteni shumë, temperatura e trupit luan një rol kryesor.
Mushkonjat e dashurojnë ngrohtësinë dhe fuqizohen nëpërmjet saj, thonë ekspertët.
Mushkonjat janë insekte tekanjoze. Ato kanë preferenca shumë të qarta dhe një prej tyre ka të bëjë me grupin e gjakut.
Një studim i Journal of Medical Entomology zbuloi se këto insekte gjakpirëse janë të tërhequra fort pas njerëzve, gjaku i të cilëve është në grupin 0.
Organizmi i këtyre njerëzve çliron disa aroma të forta, që shërbejnë si magnet për mushkonjat.
Nëse pini birrë, përgatituni të pickoheni fort. Një studim zbuloi se meshkujt që pinin birrë ishin tejet tërheqës për mushkonjat.
Një tjetër eksperiment konfirmoi se mushkonjat adhurojnë njerëzit që pinë alkool.
Studimet me subjekt binjakët sugjeruan se mekanizmat gjenetikë ndikojnë nëse ia hidhni paq mushkonjave, ose bini në grackën e tyre.
Shkencëtarët konfirmuan se disa njerëz arrijnë të çlirojnë substanca natyrale kundër mushkonjave ndërsa disa njerëz janë gjenetikisht të predispozuar të jenë të pambrojtur nga mushkonjat.
Mushkonjat femra (ato që pickojnë më fort) janë të çmendura pas dyoksidit të karbonit. Ato kanë receptorë që i ndihmojnë të dallojnë gazrat në mjedis. Po çfarë lidhje ka kjo me shtatzëninë tuaj?
Një studim i vitit 2002 zbuloi se femrat në fazën e parafundit dhe të fundit të shtatzënisë përthithin 21 për qind më shumë dyoksid karboni se femrat jo shtatzënë.
Studiuesit zbuluan që ky ndryshim fiziologjik shpjegon përse femrat shtatzënë, që morën pjesë në studim, u pickuan dy herë më shumë nga mushkonjat, në krahasim me femrat jo shtatzënë.
Por, dyoksidi i karbonit mund të mos jetë e vetmja arsye se përse femrat shtatzënë çlirojnë aroma më të forta dhe ndjellëse për insektet.
Nëse mushkonjat janë të magjepsura prej jush, atëherë ndiqni këshillat e AgroWeb.org.
Mënyra më e thjeshtë, ndonëse pak e parehatshme gjatë ditëve të nxehta është që të vendosni një mburojë në lëkurën tuaj.
Mund të vishini këmisha me mëngë të gjata, dhe pantallona. Një mbrojtje më e mirë është të përdorni losione spërkatëse kundër insekteve edhe mbi rrobat tuaja.
Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…
Ekspertët e sigurisë po paralajmërojnë që udhëtarët të shmangin përdorimin e stacioneve të karikimit…
Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasje…
Eqrem Çabej (1908-1980) Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet…
Nëse keni grup gjaku O, ju jeni më unik se një njeri mesatar. Sipas…
Nga: Halil Rama Pasi ka botuar dhe promovuar më parë librat “Kur binte një zymare në…