<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Uncategorized

Një pllakë varri i vitit 1531 për Leonik Nikollë Tomeun në Padova

Nga Jahja Drançolli

Një pllakë varri i vitit 1531 për Leonik Nikollë Tomeun në Padova kushtim nga Pietro Bembo, poeti i madh venedikas i Rilindjes Europiane.

Nga vargu shumë i gjatë i gjurmëve të pashlyeshme të arbërve brenda dhe jashtë vendit, që mbajnë vulën e epokës së Skënderbeut, në këtë rast do të veçoja pllakën e varrit nga mermeri që ruan datën e vitit 1531 (datë e vdekjes së burrit dituror), kushtim ky i Pietro Bembos, Leonik Nikollë Tomeut, i cili edhe sot e gjithë ditën ruhet në kishën e Shën Françeskut në Padova, pothuajse ngjitur me pallatin Bo të Universitetit të Padovës. Përballë kishës së përmendur ndodhet edhe shtëpia e Leonik Nikollë Tomeut (In la contrada de S. Francesco in casa de M. Leonico Tomeo).
Përmbajtja e gurit të varrit ruan disa rreshta në një gjuhë elegante latine që vetëm Pitro Bembo ka mundur të përmbledhë mrekullisht gjithë veprimtarinë, ndershmërinë dhe thjeshtësinë e jetës së mendimtarit dhe profesorit Leonik Tomeo. Dhe si përfundim i një përshkrimi të tillë mbi gurin e varrit, Bemboja dëshiron veçanërisht të shënojë vargje në gjuhën greke, të shkruara sa ishte gjallë vetë Nikollë LeonikTomeu.
Kush ishte Nikollë Leonik Tomeo(1456 -1531)?! Dihet se babai i tij ka lindur në Arbëri (“Nicolaus Tomaeus Epirota patre Venetiis genitus, aetatem a primis unguiculis omnem egit Patavii, quamobrem, prout occasio tulit, Epirotam se, Venetum, Patavnium, ex gente, ex natali solo, ex domicilio jactat.”). Ka migruar nga Atdheu në kohën e sulmeve osmane dhe u vendos në Venedik (shek. XV). Vitet e fëmijërisë së bashku me vëllezërit i kaloi në lagunat venedikase dhe në Padova. Fillimisht studioi greqisht në Padova, më pas në Firence dhe Milano. Dy letra të shkruara në greqisht vërtetojnë se Tomeu dhe vëllai i tij Bartolomeu (“orator e poeta”) kanë punuar në Roma dhe Firence gjatë viteve 1485-1488. Tomeu, kishte mbaruar studimet në Universitetin e Padovës (1485), ku u diplomua edhe për “in artibus” (“filozofi dhe mjekësi”). Shumë studiues mendojnë me të drejtë se origjina e familjes së Tomeu është nga zona bregdetare e Arbërisë, përkatësisht nga Durrësi. Studiuesi i madh M. E. Cosenza e shpjegon mbiemrin e Tomeu sipas malit të njohur Tomor (Tomarus), që përmendet në Epir (Arbrëri). Leonik, ndërkaq është një anagram jo i plotë i emrit Nicolò-Nikollë. Në Venecia, me sa duket, Tomeu ka kaluar edhe familjen e tij.

Burimi: Rrasë varri (1531) kushtuar Nikollë Leonik Toemut në Chiesa di San Francesco Grande di Padova. Foto e realizuar nga unë në vitin 1987.

postbck postbck

Recent Posts

“Xhemijeti” në 100 vjet, si pararendëse e LDK-së së Ibrahim Rugovës

Për Ferat Dragën është ditur që ka qenë deputet në Parlamentin e mbretërisë serbo-kroatesllovene, që…

17 hours ago

Kur palca e kockave prodhon shumë trombocite: Trombocitemia esenciale dhe mpiksjet e gjakut

Niveli i rritur i trombociteve, përveç formimit të mpiksjeve të gjakut, mund të shkaktojë edhe…

18 hours ago

Historia e panjohur e pashait të famshëm nga Berati

Nga Hilë Lushaku Aziz Vrioni u lind më 1859, në Berat, ku mori edhe mësimet…

19 hours ago

Amvisat po fusin sfungjerin e enëve në ngrirje, por pse?!

    Disa detaje të vogla në përditshmëri mund ta ndryshojnë mënyrën si funksionojnë pajisjet…

2 days ago

Racat më të njohura të kuajve dhe veçoritë e tyre

Që nga kohët e lashta e deri sot, kali ka qenë një nga kafshët më…

3 days ago