Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Më 10 nëntor 1895, në shtëpinë e Halil Sejdisë, lindi një vajzë, motra e vetme e gjashtë vëllezërve

Më 10 nëntor 1895, në shtëpinë e Halil Sejdisë, lindi një vajzë, motra e vetme e gjashtë vëllezërve. Për këtë shtinë pushkë, edhe pse nuk ishte zakon të veprohej kështu kur linte vajzë. Vajzës ia vunë emrin Qerime, ndërsa më vonë do të thirret Shotë.
Ai që ndikoi më tepër në formimin e Shotës ishte i ati. Halil Radisheva e merrte përherë të bijen pranë vetës nëpër oda.
Oda në atë kohë ka zëvëndësuar zbrazëtinë e mungesës së arsimit. Sipas traditës, oda është një farë institucioni tradicional mësimi dhe edukimi, ku derdhet gurra e pafund e urtësisë popullore. Aty mësohen kujtimet e historisë së lavdishme, aty lëvdohen shembujt më të bukur të trimërisë, të nderit dhe të besës. Tingujt e lahutës, të çiftelisë dhe të fyellit kanë jehuar e jehojnë fort nëpër odat e Drenicës. Mes kësi tingujsh, të shoqëruar prej këngës së rapsodëve, janë rritur Shota, Azemi dhe shumë trima të tjerë që ka nxjerrë Shqipëria. Të edukuar me këtë frymë, të rinjtë mezi prisnin të rriteshin e të bëheshin 15-16 vjeç, që të rroknin armët e të luftonin për liri.
Radishta, fshati ku lindi Shota, vetëm brenda 10 viteve u dogj tri herë, një herë nga turqit dhe një dy herë nga pushtuesit serb. Që të tria këto djegje i jetoi edhe Shota, duke parë fshatin dhe shtëpinë e saj të bëhej hi, ajo nuk dontë të qëndronte indiferente ndaj këtyre djegieve.
Në vitin 1915, dy javë pas dasmës së saj me Azem Galicën, ajo do të merrte pushkën e do t’i bashkohej luftëtarëve shqiptarë në luftën për liri. Për 12 vite rresht mali do të ishte streha e Shotës, e pushkën nuk do ta lëshonte nga dora.
Kullë më kullë e katund më katund të Drenicës u hap lajmi se nusja e Azem Galicës kishte dalë në mal. Kudo me habi pyesnin: ‘Qysh nji nuse e re me dalë maleve me burra?!’. Ndërsa nëna e Azemit u përgjigjej: ‘E çka jemi na, gratë, ma pak se burrat? Kur gruaja del maleve për liri nuk asht marrë, po asht nderë e trimni, asht grue përmbi burrat’.
Dalja e Shotës në mal qe një hap i dyfishtë guximi, sepse ajo hidhej në luftën e gjatë kundër pushtuesve të huaj, e, njëkohësisht, shqelmonte zakonet prapanike mbi gruan. Dhe, po të kujtojmë atë kohë, kur, po të shihej një grua midis burrave, të gjithë ulnin kryet, atëherë kuptohet edhe më mirë trimëria e kësaj nuseje shqiptare 19-vjeçare, e cila, me guximin e saj kreshnik, shkeli kanunin, grisi hijen e paragjykimeve të rënda, veshi rrobat e komitës kombëtare, kapi pushkën dhe doli maleve midis burrave, duke u ndeshur dhëmb me dhëmb jo vetëm me ‘xhandarët e ushtrisë’ e paragjykimeve poshtëruese ndaj gruas.
Vitet kalonin. Aksionet ndiqnin njeri-tjetrin.
Lufta ashtu si puna, e tregonin njerinë. Njeriu i luftës së drejtë, ashtu si njeriu i punës, nuk thyhet. Heronjtë e vërtetë kurrë as nuk përkulen, as nuk kthehen mbrapa. Përkundrazi, ata gjithmonë ecin përpara me guxim. Kështu ndodhi edhe me Shotë Galicën, e cila me heroizëm çau përpara, duke u përpjekur, ditë e natë, me pushkë, me zemër e me mëndje për të thënë fjalën e vet, fjalën e gruas shqiptare për lirinë e Kosovës.
Malësitë tona gjithmonë kanë qënë kocka e qendresës dhe shëmbull patriotizmi në luftën për liri dhe dinjitet kombëtar e shoqëror.
Çetë më çetë e mal me mal, ku luftoi e shkeli këmba e Shotës, ‘burrat e dheut’, që në fillim kishin ulur kryet kur kishin një grua midis tyre, ata që në muajt e parë nuk deshën as ta besonin se si një grua mund të qe një luftëtare e barabartë me ta nëpër male, dalëngadalë, duke parë qëndresën e saj, filluan ta vlerësonin e ta nderonin, madje t’i këndonin edhe këngë lavdërimi e trimërie, që dikur ua thurnin vetëm luftëtarëve më të dalluar.
Me luftën e saj, Shota e ngriti më lartë figurën e gruas Shqiptare, ngriti më lart nderin, trimërinë dhe besnikërinë e pastër të nuses shqiptare. Kështu, me luftë e përpjekje të mëdha, Shota mundi të hynte në histori.
Javë e muaj kalonin. Gjithnjë e më tepër populli i Drenicës njihte rolin dhe emrin e Azemit e të Shotës dhe bijtë e këtij vendi arbëror nisën të lidheshin dhe të bashkëvepronin me ta.
Fragmente nga libri i Ajet Haxhiu, ‘Shota dhe Azem Galica’
Ilustrimi nga Trivet

postbck postbck

Recent Posts

Hurma Arabie me qumësht – Kura që bën mrekulli për shëndetin

  Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për…

1 hour ago

Të mirat në shëndet nëse pini lëng mishi për shtatë ditë

  Ekspertë të ushqyerjes së shëndetshme e kanë cilësuar lëngun e mishit si një eliksir…

1 hour ago

Kura e fortë kundër reumatizmës, ,mbipeshës dhe sinozitit – Si ta përdorni çdo ditë

  Hudhra është një ushqimet më mirëbërëse për organizmin. Përdorimi i saj i rregullt çdo…

2 hours ago

𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢 𝐢 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚𝐥𝐥𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë 𝐧ë 𝐡𝐚𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐥𝐟𝐚𝐛𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐛𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐮𝐡ë𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞

𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢 𝐢 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚𝐥𝐥𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë 𝐧ë 𝐡𝐚𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐥𝐟𝐚𝐛𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐛𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐮𝐡ë𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞” 🇦🇱 📚…

3 hours ago

Dita Kombëtare e Alfabetit, sot publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe

Sot është Dita Kombëtare e Alfabetit, ku do të prezantohet drafti i fjalorit të rinovuar…

3 hours ago

Pamje të rralla nga Rugova, në vitin 1961 (Video)

RETROSPEKTIVË: Pamje të rralla nga Rugova, në vitin 1961 (Video) https://www.facebook.com/watch/?v=550225794417404&rdid=2l0cmv6oLgz5kHUY

4 hours ago