<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Botërori i teknologjisë në Katar

Turneu i dimrit nën drejtësinë e sistemit SAOT për pozicionin jashtëloje  

Risi në Kupën e Botës së këtij viti. Teknologjia gjysmë e automatizuar e pozicionit jashtëloje do të përdoret në turneun madhor, duke premtuar vendime jo vetëm që do të jenë më të sakta, por edhe shumë më të shpejta.

Në atë që mund të konsiderohet një zhvillim i jashtëzakonshëm në drejtimin e lojës, teknologjia do të jetë në gjendje të zgjidhë momentet kontestuese offside me një shpejtësi dhe saktësi të paimagjinueshme.

Duke përdorur kamera të pozicionuara në mënyrë strategjike rreth stadiumit dhe një çip në topin e ndeshjes, FIFA thotë se teknologjia do të jetë decivize për të reduktuar vendimet e gjyqtarëve të sistemit VAR si dhe do të zvogëlojë kohëzgjatjen e vendimit final. Sistemi i quajtur SAOT, do të sjellë në lojë një ndjenjë futuristike, të epokës hapësinore, me tifozët që do të jenë në gjendje të shohin disa nga animacionet 3D kur vendimet e VAR shpjegohen në ekranin gjigant të stadiumit.

Për ta bërë të mundur nevojiten 12 kamera të dedikuara gjurmimi të cilat do jenë të montuara nën çatinë e stadiumit për të ndjekur topin, teksa sensori brenda topit, dërgon të dhëna 500 herë në sekondë, duke krijuar komoditet për marrjen e vendimeve jashtë loje.

Përpara se të informojnë gjyqtarin në fushë, zyrtarët e sistemit VAR do të vërtetojnë vendimin e propozuar duke kontrolluar manualisht pikën e goditjes së zgjedhur dhe vijën jashtë loje të krijuar automatikisht, e cila bazohet në pozicionet e gjymtyrëve të lojtarëve. Teknologjia tashmë është testuar në dy turne në shtatë muajt e fundit dhe do jetë prezent në Katar nga 21 Nëntori deri në 18 Dhjetor.

Klan News

postbck postbck

Recent Posts

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

5 hours ago

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…

5 hours ago

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

3 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

3 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

3 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

3 days ago