<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Misteri i ryymës detare në “Vrimën blu”

“Vrima blu” (Blue Hole) është një pikë turistike e pabesë, për ata që e eksplorojnë atë pa kujdesin e nevojshëm. Konsiderohet si një nga mrekullitë natyrore të botës dhe përshkruhet si një “katedrale nënujore” që tërheq qindra zhytës çdo vit.

Ndodhet në Detin e Kuq dhe shumë turistë e vizitojnë këtë zonë me synimin për të pasur emocione të forta dhe për të ndjerë adrenalinë në një nga rrymat ujore më të famshme në botë.

Pavarësisht popullaritetit të saj dhe numrit të madh të zhytësve që e vizitojnë, “Vrima blu” fsheh shumë mistere në thellësitë e saj. Në fakt, zhytja në të kërkon vëmendje dhe njohuri të madhe, për të mos pasur surpriza të pakëndshme që mund t’i kushtojnë jetën një personi.

Ajo është një gropë 120 metra e thellë, me një tunel çorientues 26 metra, në të cilin të dhënat zyrtare sigurojnë se rreth 40 njerëz kanë vdekur, por në realitet janë më shumë se 100. Dhe në shumë raste, trupat nuk janë gjetur.

“Vrima blu” u formua nga veprimi i përbashkët i proceseve të tipit karstik në shkëmbinjtë nënujorë gëlqerorë, që kufizojnë Gadishullin Sinai, në zonën e Gjirit të Akabës. Origjina e tij daton në epokën e fundit të akullit, kur niveli i detit ishte disa dhjetëra metra nën nivelin aktual.

Legjenda e këtij vendi daton në vitin 1977, vit në të cilin trupat e përqafuar të dy zhytësve irlandezë u shpëtuan. Që nga ai moment, shumë peshkatarë vendas filluan të mendonin se vendi ishte i mallkuar. Aktualisht, “Vrima blu” është e përmbytur nga uji i detit dhe emri i saj vjen nga vendndodhja disa kilometra larg qytetit egjiptian të Dahabit.

Pas vdekjes së dy të rinjve irlandezë, një pllakë u vendos në afërsi të këtij vendi, duke qenë e para nga shumë vdekjet që do të vinin më vonë dhe që do t’i jepte zonës pamjen e një varreze të çuditshme.

E konsideruar si “varrezat e zhytësve”, ata që e njohin i referohen vrimës si një strukturë çorientuese. Një nga pasojat kryesore të futjes në thellësi është vuajtja nga narkoza, një lloj dehjeje që zhytësit e krahasojnë me humbjen e nocionit lart dhe poshtë.

Sipas tregimeve të profesionistëve të fushës, ujërat në atë vrimë janë shumë të pabesë. Gjatë zhytjes, shikimi identifikon një dritë, që ngjan me atë të diellit dhe të duket sikur del në sipërfaqe. Por, në realitet, nuk është sipërfaqja e oqeanit, por trupi fillon një proces zbritës drejt thellësive, i cili mund të çojë në një fund tragjik. Ky proces njihet si “ekstaza e thellësive”.

postbck postbck

Recent Posts

Para kafesë së parë në mëngjes duhet të bësh një gjë, një zakon që mund të bëjë një ndryshim të madh

    Një filxhan kafe është gjëja e parë që shumë njerëz kërkojnë sapo zgjohen,…

3 hours ago

Mos e injoroni këtë simptomë të këmbëve, mund të tregojë një problem serioz shëndetësor

  Kruarja e këmbëve është zakonisht një problem i padëmshëm dhe kalimtar, por nëse zgjat…

3 hours ago

Kujdes me këto pije, konsumi i shpeshtë mund të rrisë rrezikun për zemrën

    Disa pije që konsumohen shpesh, veçanërisht pijet e gazuara me sheqer dhe pijet…

4 hours ago

A mund t’i dëmtojë vrapimi gjunjët? – Faktorët që duhet të dini

    Vrapimi shpesh lidhet me frikën se mund të dëmtojë gjunjët për shkak të…

4 hours ago

Si ta kuptoni nëse keni kortizol të lartë – 10 shenja të stresit që e dëmtojnë trupin në heshtje

  Kortizoli vepron si një sistem alarmi i brendshëm në trup. Në situata stresi ose…

4 hours ago

Si i largoi ky baba 3 fëmijët nga tabletët?

    Babai dhe autori Kyle Halderman i tregoi YourTango-s se si e përjetoi ndikimin…

4 hours ago