Toyota ka konfirmuar se do të tërheqë nga tregu 2,700 makinat e para plotësisht elektrike të quajtura bZ4X, për shkak të një defekti i cili mund të shkëpusë rrotat nga makina.
“2,200 makina nga 2,700 kishin destinacion Europën, ndërkohë 260 SHBA-në, 20 në Kanada dhe 110 në Japoni“, informon kompania.
Sipas DailyMail, modeli bZ4X është i aksesueshëm për t’u porositur në Britani, me çmime që variojnë nga £41,169. Klientët atje nuk kanë marrë ende porositë e tyre, por përfaqësuesja e Toyota-s në vend shpjegon se të gjitha modelet të cilat preken do të rregullohen përpara mbërritjes.
Rregullatorët shpjegojnë se në kthesa dhe frenime të forta mund të shkaktojë shkëputjen e rrotave nga mjeti. Megjithëse asnjë aksident nuk është shkaktuar nga ky defekt, ata këshillojnë mospërdorimin e tyre deri në një moment të dytë.
“Ndërkohë të gjitha makinat të cilat nuk janë dërguar tek blerësit do të testohen, ne po mundohemi të rregullojmë problematikën sa më shpejt të jetë e mundur, po analizojmë ende detajet, ju kërkojmë ndjesë për çdo paqartësi”, tha një zyrtar i Toyota./tvklan.al
Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…
Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…
Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…
Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…
Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…
Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…