<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Realizuan arratisjen më spektakolare nga burgu “Alcatraz”, 90-vjeçarët janë ende në kërkim

60 vite pasi 3 burra realizuan një prej arratisjeve më spektakolare nga burgu famëkeq i “Alcatraz” në Shtetet e Bashkuara, Mareshalët amerikanë kanë publikuar fotot e tyre, duke hamendësuar edhe sesi mund të duken tashmë që janë në të 90-tat.

Clarence Anglin, John Anglin dhe Frank Morris mbeten persona në kërkim që prej 11 qershorit 1962, kur arritën të dilnin nga qelitë e burgut në ishull, në zonën e San Franciskos. Ata ishin dënuar për grabitje të armatosur të një banke.

Të tre burrat e planifikuan arratisjen për më shumë se një vit, duke hapur një tunel në vrimën e ajrosjes së qelive të tyre, deri sa arritën të kalonin. Pasi arritën të kalonin rojet, plani i tyre ishte që të largoheshin nga ishulli me një varkë.

Hetimet e FBI-së dolën në përfundimin se tre të arratisurit – historia e të cilëve tregohet në filmin e vitit 1979 me Clint Eastwood, “Escape From Alcatraz” – duhet të jenë mbytur në gjirin e San Pablos aty pranë. Por për vite me radhë është spekuluar se ata mund të kenë mbijetuar dhe kanë vijuar jetën në fshehtësi. Fakti që trupat e tyre nuk janë gjetur kurrë dhe denoncimi për grabitjen e një makine në San Francisko po atë natë, ka ndihmuar në mbështetjen e këtyre teorive.

 
Në vitin 2013, autoritetet morën një letër, të cilën pretendonte se e kishte shkruar një prej të arratisurve, John Anglin. Ai shkruante se ishte ende gjallë, me kancer dhe se kishte nevojë për ndihmë. Zyrtarisht, çështja u rihap në vitin 2018. Së fundmi, Mareshalët kanë postuar edhe fotot e tre të arratisurve, me shpresën se publiku do të ndihmojë në gjetjen e tyre, gjithmonë nëse janë ende gjallë.

Sipas përllogaritjeve, Clarence Anglin, i cili ishte dënuar me 15 vite burg për grabitjen e një banke në Alabama, duhet të jetë sot 91 vjeç. Vëllai i tij John duhet të jetë 92 vjeç. Ndërsa Morris, i cili ishte dënuar me 14 vite burg për një grabitje në Luiziana, duhet të jetë 96 vjeç.

Autoritetet besojnë se Morris ishte organizatori i arratisjes, pasi gardianët gjithmonë e kanë vlerësuar si më të zgjuarin nga të tre. Ai u njoh me vëllezërit Anglin në një burg në Atlanta dhe më pas të tre u transferuan në “Alcatraz”, i cili besohej se ishte një fortesë e pakalueshme. Nëse tre burrat ia dolën apo jo, mbetet ende një mister.

postbck postbck

Recent Posts

Goditja nga i nxehti, Ministria e Shëndetësisë: Njihni shenjat dhe veproni në kohë

Goditja nga i nxehti përbën një urgjencë mjekësore që kërkon ndërhyrje të menjëhershme, ndërsa njohja…

13 minutes ago

Si ta përdorni lëngun e patates për rritjen e flokëve

  Patatja është një nga perimet më popullore të nëntokës. Përveç përdorimit të larmishëm në…

22 minutes ago

Pas të 60-ave, ky ushtrim i thjeshtë mund t’ju ndihmojë të ruani forcën dhe pavarësinë!

    Nëse ke kaluar moshën 60-vjeçare, mund të kesh vënë re se veprime të…

37 minutes ago

Këto tri pajisje nuk duhet t’i hiqni nga rryma sapo përfundoni përdorimin

  Në përpjekje për të kursyer energji elektrike ose për t’i mbrojtur pajisjet nga defektet…

49 minutes ago

Vdesin 26 persona në Gjermani për shkak të valës së të nxehtit të pazakonshëm

  26 persona u mbytën në Gjermani, ndërsa përpiqeshin t’i shpëtonin vapës së pazakontë. Kjo…

1 hour ago

Si të mbroheni nga gripi gjatë shtatzënisë?

  A është gripi më i rrezikshëm për gratë shtatzëna?  Sistemi imunitar është më i…

1 hour ago