<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Truri i shëndetshëm ’nxehet’ deri në 105 gradë

Një studim i ri ka ideuar hartën e parë të temperaturës së trurit. MRC Laboratory në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se temperatura e trurit ndryshon në varësi të momentit të ditës dhe frontit të organit,  por gjithsesi është më i nxehtë se sa pjesa tjetër e trupit tonë.

Në studim morën pjesë dy grupe njerëzish: pacientë në reanimacion që kishin bërë një skaner të trurit për shkak të një kërkimi paraardhës dhe vullnetarë të shëndetshëm. Të dyja grupe iu matej temperatura gjatë tre momenteve kyçe të ditës: mëngjes, drekë, darkë.

Rezultoi se temperatura mesatare e trurit për të dyja grupet shënonte rreth 38.5 gradë (101 Fahrenheit), por gjithsesi më e lartë se ajo e trupit. Por u vu re se temperatura ishte më e ulët gjatë natës dhe më e lartë në pjesët e thella të trurit se sa ato pranë sipërfaqes. Gratë dhe të moshuarit gjithashtu kishin tendencë për temperaturë më të lartë.

Rëndësia e këtij kërkimi është se për një kohë të gjatë është menduar se temperatura e lartë e trurit rrit rrezikun për ndërlikime serioze. Ndryshe nga kjo, në tru të shëndetshëm u vu re se temperatura mund të arrinte deri në 40.9 gradë Celsius (105 Fahrenheit) dhe nuk shkaktonte asnjë problem.

Shkencëtarët nuk mundën të gjenin një lidhje të qartë midis temperaturës së trurit dhe gjasave për mbijetesë te pacientët në gjendje kritike. Ajo çfarë dukej se mund të jepte një parashikim për shanset e tyre të mbijetesës ishte nëse temperatura e trurit të tyre ndryshonte gjatë ditës, pra në fjalë të tjera, të ruante ritmin.

Nëse hipotezat e tyre vërtetohen, shprehet grupi i kërkuesve, atëherë mund të jetë e mundur të diagnostikohen sëmundje të trurit duke studiuar temperaturën e tij ose të përmirësohen trajtimet aktuale./tvklan.al

postbck postbck

Recent Posts

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

8 hours ago

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

1 day ago

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…

1 day ago

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

4 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

4 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

4 days ago