Abdullah Aga, myftiu i Paramithit, deri sa i përcillte mysafirët e pa ftuar që i kishin ardhur me zor në darkën e familjes, i nxorrën thikat dhe e prenë sy familjes. Pastaj kokën e gruas së myftiut e ndanë nga trupi me një të rënë të fortë. Ndërsa vajza dhe djali i vogël i Myftiut, tani më kishin vdekur nga thikat e ngulura në trupin e tyre.
Myderrizit të Filatit, i thanë, hajde këtu turk i keq ta shpojmë barkun shtiza. Jam shqiptar e mysliman tha myderrizi i Filatit. Jam këtu dhe këtu do të vdes. E prenë kokën e Myderrizit dhe e djegën e ua prenë kokat dy fëmijëve të tij të njomë.
E prenë edhe avokatin e Filatit, Spiro Çallukën, patriotin katolik, të cilit ja vizatuan kryqin në gjoksin e tij duke e sharë pse ishte krah muhamedanëve çam që luftonin për liri dhe bashkim me Shqipërinë.
I gjithë ky gjenocid nisi në vjeshtën e vitit 1942 kur e vranë patriotin Jasin Sadikun i cili la 9 jetimë dhe kur e poqën të gjallë bashkë me mishin e dashit edhe djalin katër vjeçar të patriotit çam Gani Rizait.
Deri në verën e vitit 1944 u dogjën, u dëbuan, u vranë e u masakruan shqiptarët e Paramithit, Margëlliçit, Pargës, Karabunarit, Filatit, Arilas, Arpicas, Janinës e gjithë Çamërisë duke u njohur si gjenocidi mbi çamët.
Deri sa gjenocidin e realizonte i ziu Zerva me pushtetin qendror në Athinë, Britania e cilësonte si çështje të brendshme greke, çështjen çame, ndërsa komunistët e Enver famëkeqit nuk komunikonin fare me Këshillin Nacional të Çamërisë.
Zoti i mëshiroftë dëshmorët e Çamërisë ndërsa ne mos ta harrojmë kurrë padrejtësinë cila nuk u gjykua asnjëherë.
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…