Categories: KËSHILLAShëndet

Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës

Në stinën e nxehtë të verës, trupi i njeriut është shumë i brishtë dhe goditet në disa fronte.

Këputja fizike nga vapa dhe dehidratimi janë dy probleme që shkaktojnë shumë stërmundim për shumë organe në trupin e njeriut.

Në përkujdesjen ndaj shëndetit në stinën e verës, njeriu duhet të jetë veçanërisht i vëmendshëm ndaj veshkave.

Roli i veshkave në organizëm
Veshkat ruajnë ekuilibrat e lëngjeve në trup. Ato filtrojnë mineralet dhe mbetjet ushqimore apo ato të medikamenteve nga gjaku.

Për këto funksione bazë, veshkat kanë nevojë për shumë lëngje që të pastrojnë organizmin nga toksinat dhe infeksionet e mundshme.

Si të përkujdeseni për veshkat në stinën e verës
Nga rrjedha e përditshme e jetës, mund të harrojmë shumë hapa bazë për mbrojtjen e shëndetit, sidomos në ditët përvëluese të verës.

Në verë duhet të tregoheni të vëmendshëm ndaj shëndetit të veshkave, i cili përkeqësohet si pasojë e temperaturave të larta.

Këto të fundit mund të nxisin formimin e gurëve në veshka ndërkohë që dehidratimi mund të shkaktojë një dështim akut të tyre.

Konsumoni më shumë lëngje
Konsumi i pakët i lëngjeve dhe ujit mund të nxisë infeksionet e veshkave dhe ato urinare sepse veshkat nuk e pastrojnë organizmin dhe toksinat mbeten brenda nesh.

AgroWeb.org ju sugjeron konsumin e 1.5 deri në 2 litra ujë në ditë për të mbajtur infeksionet larg.

Uji me limon dhe dhalli janë dy mënyra të mira jo vetëm për tu hidratuar por edhe për më shumë shëndet.

Kujdes me medikamentet
Tregoni durim me dhimbjen dhe përpiquni të frenoni dëshirën për të konsumuar një ilaç kundër dhimbjes.

Konsumi i tepruar i këtyre ilaçeve mund të shkaktojë probleme në funksionin e veshkave.

Një prej këtyre ilaçeve që i bën dëm veshkave është ibuprofeni i cili nuk duhet konsumuar rregullisht dhe pa u konsultuar me mjekun.

Shmangni kafeinën
Kafeina ju dehidraton dhe ky i fundit i stërmundon veshkat.

Përpiquni të hani sa më shumë perime dhe fruta të cilat e mbajnë trupin të freskët.

E fundit por jo nga rëndësia, ekspertët këshillojnë shmangien e qëndrimit afatgjatë në diell që të mos dehidratoheni.

postbck postbck

Recent Posts

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

11 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

12 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

13 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

14 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

15 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

1 day ago