<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: ART

Organizimi i festivaleve muzikore

Daut Dauti

Arsyeja pse duhet t’i jepet në posedim tokë shtetërore ‘Festivalit Sunny Hill’ është e pabazë. Ata që në këtë debat e mbrojnë këtë propozim thonë se duhet për këtë ose atë arsye, por jo për shkak të muzikës që është esenca e festivalit.
Dy festivalet kryesore të muzikës, Woodstock dhe Gladstonbury, në fillim kanë patur probleme serioze me marrjen e lejes. Kjo ishte për shkak se populli dhe organet komunale nuk ishin të pajtimit që të ndodhte një ngjarje e tillë në territorin e tyre ku do të krijohej kaos nga vërshimi i njerëzve.
Woodstock u organizua nga katër njerëz që nuk kishin lidhje me muzikë e asnjë fije eksperiencë me organizime të asnjë lloji. Me këtë organizim këta katër tipa, thjeshtë, dëshironin të fitonin ndonjë para. Në vitin 1969, ata e morrën me qira, për disa ditë, një tokë me 6 hektarë nga një bujk. Planifikuan që në festival të vinin 50 000 veta, por erdhën 450 000. Organizatorët nuk fituan asnjë cent, por krijuan histori dhe ndikim të papërshkruar në kulturën muzikore dhe në politikë. Një vit më vonë, në Gladstonbury të Anglisë, kështu veproi edhe një bujk dhe krijoi histori edhe ai.
Nuk ekziston nevoja që komuna e Prishtinës dhe qeveria e Kosovës t’i japin organizatorit të Festivalit Sunny Hill tokë në posedim të përhershëm apo në afat të gjatë. Por, këto organe, pa asnjë hesitim dhe ndoshta edhe pa kompenzim në para, duhet t’i japin leje organizatorit për festival. Pse të mos vazhdohet në të njejtën mënyrë me këtë festival kur gjithçka ka qenë në rregull? Pse duhet lokacioni të jetë në pronësi të organizatorit?
I vetmi festival i kësaj natyre që u organizua në pronë të organizatorit është ai i Glastonburyit. Por, ky tipi e organizoi vet dhe në arat e tija ku askush nuk mund t’i përzihet se është pronë private.
Tek e fundit nuk është e domosdoshme që festivali të organizohet vetëm në Prishtinë. Dua Lipa dhe Rita Ora, me orvatjet më të vogla organizative, mund të sjellin dhjetëra mijëra njerëz nga bota në secilin fshat të Kosovës (kjo është nëse organizatori e fton Ritën dhe nëse ajo vjen).
Kështu është nëse qëllimi është festivali muzikor. Nëse është për diçka tjetër, atëherë tjetër këngë këndohet.

postbck postbck

Recent Posts

A mund ta dëmtojë tiroiden parfumi i spërkatur në qafë? Ja çfarë tregojnë provat

    E përdorim pothuajse pa menduar, pikërisht në një nga zonat më të ndjeshme…

18 hours ago

Zgjoheni me etje dhe gojë të thatë, çfarë ndodh në trup gjatë natës

Gjatë natës, trupi humbet natyrshëm lëngje, prandaj shumë njerëz zgjohen të etur dhe me gojë…

19 hours ago

Pse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit?

    Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim…

21 hours ago

A mund ta ngadalësojë kafeja plakjen? Shkencëtarët zbulojnë një proteinë kyçe

    Nuk është kafeina ajo që po tërheq vëmendjen – disa përbërës të kafesë…

22 hours ago

Çfarë ndodh me trupin e fëmijës gjatë temperaturës?

    Kur temperatura e fëmijës rritet, prindi mund të shqetësohet menjëherë. Por temperatura nuk…

23 hours ago

Përfitimet kryesore nga shalqiri

    Shalqiri është një frut i shijshëm dhe freskues për të gjithë ju dhe…

23 hours ago