<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Miqësia sekrete e Mark Tuenit me Nikola Teslën

Tuen dhe Tesla kishin pasione të ngjashme dhe një miqësi zbavitëse. Samuel Clemens (Mark Tuen) dhe Nikola Tesla ndanin një miqësi, duke filluar nga vitet 1890. Tesla kishte lexuar Tuenin e hershëm, teksa shërohej nga një sëmundje e rëndë. Por kryesorja, të dy ndanë një interesim për energjinë elektrike./Konica.al

Të kesh miq të famshëm mund të jetë një bekim dhe një detyrim në epokën tonë të superngarkuar të rrjeteve sociale. Mirëpo, para njëqind vjetëve, mund të ishte mjaft argëtuese të shoqëroheshe me mendje të shkëlqyera dhe të diskutoje ide jashtokësore. Besoj se nuk ka miqësi ndoshta më të çuditshme se ajo mes shkrimtarit legjendar amerikan Mark Tuen dhe një prej mendjeve më ikonoklastike – Nikola Tesla. Sipas shumë të dhënave, Mark Tuen ishte i magjepsur nga teknologjia dhe, në veçanti, nga energjia elektrike.

Gjatë një vizite në Nju Jork, në vitet 1890, ai u bë miqësua Nikola Teslën, i cili kishte një interesimin për Mark Tuenin, pasi kishte lexuar disa nga veprat e tij të hershme, kur ai po shërohej nga një sëmundje kërcënuese për jetën në vitet 1870. Kjo kishte ndodhur para se të emigronte në Shtetet e Bashkuara. Librat kishin qenë ndihmues në rimëkëmbjen e Teslës, sipas vetë shkencëtarit, i cili shprehet se historitë e Tuenit ishin “aq magjepsëse, sa më bënë ta harroj plotësisht gjendjen time të pashpresë”.

Teslës iu desh t’ia shpjegonte këtë Tuenit, 25-vjet më vonë, kur u takuan, duke e përlotur shkrimtarin./Konica.al

Ndërsa fuqia shpëtimtare e fjalëve të Tuenit dhe imagjinatës së tyre mund të ketë qenë salca sekrete nga pas miqësisë, faktori tjetër që i tërhoqi drejt njëri-tjetrit ishin thjesht paratë. Tueni ose Samuel Clemens, emri i vërtetë, investoi në teknologjinë e re, përfshi një motor elektrik në vitet 1880. Ky fakt e bëri të njohur emrin e Teslës për Tuenin, i cili kishte dëgjuar për motorin që Tesla shpiku për “Westinghouse”.

Siç shkruan historiania Juliana Adelman, për “Irish Times”, në fakt, Tesla e këshilloi Tuenin që të mos investonte në një motor të krijuar nga James W. Paige, një këshillë që shkrimtari i famshëm nuk e mori parasysh, duke humbur një shumë të madhe parash në makinën e shkrimit mekanike të Paige. Së fundmi, Tueni mendonte se projekti i motorit të Teslës ishte superior dhe ishte një vizitor i shpeshtë në laboratorin e shpikësit, madje merrte pjesë vazhdimisht në eksperimente. Një numër fotografish janë dëshmi e këtyre ndërveprimeve magjepsëse.

Një histori e njohur për Clemens është, se Tesla i shëroi shkrimtarit kapsllëkun. Autori i “Tom Sojerit” mori pjesë në një eksperiment, ku kaloi një kohë të konsiderueshme në një lëkundës elektromekanik, që gjeneronte rrymë alternative me frekuencë të lartë dhe shfaqte një pllakë vibruese. Ajo njihej edhe si makina e “tërmetit” për lëkundjet dhe zhurmat që shkaktonte. Tesla besonte se mund të ishte e dobishme nga ana mjekësore për Tuein, i cili, dihej se kishte probleme me tretjen. […] Miqësia midis dy titanëve përfshinte edhe ftesat e Tuenit për Teslën, për t’u bashkuar me Klubin e Lojtarëve në 1888 dhe për të marrë pjesë në dasmën e vajzës së Tuenit./Konica.al

postbck postbck

Recent Posts

Para kafesë së parë në mëngjes duhet të bësh një gjë, një zakon që mund të bëjë një ndryshim të madh

    Një filxhan kafe është gjëja e parë që shumë njerëz kërkojnë sapo zgjohen,…

22 hours ago

Mos e injoroni këtë simptomë të këmbëve, mund të tregojë një problem serioz shëndetësor

  Kruarja e këmbëve është zakonisht një problem i padëmshëm dhe kalimtar, por nëse zgjat…

23 hours ago

Kujdes me këto pije, konsumi i shpeshtë mund të rrisë rrezikun për zemrën

    Disa pije që konsumohen shpesh, veçanërisht pijet e gazuara me sheqer dhe pijet…

23 hours ago

A mund t’i dëmtojë vrapimi gjunjët? – Faktorët që duhet të dini

    Vrapimi shpesh lidhet me frikën se mund të dëmtojë gjunjët për shkak të…

24 hours ago

Si ta kuptoni nëse keni kortizol të lartë – 10 shenja të stresit që e dëmtojnë trupin në heshtje

  Kortizoli vepron si një sistem alarmi i brendshëm në trup. Në situata stresi ose…

24 hours ago

Si i largoi ky baba 3 fëmijët nga tabletët?

    Babai dhe autori Kyle Halderman i tregoi YourTango-s se si e përjetoi ndikimin…

24 hours ago