Bashkimi Europian ra dakord që të gjithë telefonat celularë dhe tabletët duhet të kenë një karikues të përbashkët, atë të llojit USB-C.
Në shtator të vitit 2021, Komisioni Europian propozoi që të gjithë prodhuesit e pajisjeve telefonike, tabletave, kamerave, kufjeve etj., të krijojnë një karikues universal me qëllim zvogëlimin e mbeturinave, duke inkurajuar konsumatorët të ripërdorin karikuesit ekzistues kur blejnë një pajisje të re.
Sipas Komisionit Europian, qytetarët e BE-së zotërojnë mesatarisht tre karikues të telefonave celularë, por 38% e konsumatorëve nuk kanë qenë në gjendje të karikojnë telefonin e tyre të paktën në një rast sepse nuk kishin karikuesin e duhur në dorë.
“Deri në vjeshtën e vitit 2024, USB Type-C do të bëhet një karikues i zakonshëm për të gjithë telefonat celularë, tabletët dhe kamerat në BE,” tha Parlamenti Europian në një deklaratë.
Ky vendim me siguri nuk është mirëpritur nga Apple, kompani që përdor portën e vet të karikimit, llojin “Lightning”. Kur u propozua për herë të parë, Apple u shpreh se do të vazhdojë “të angazhohet me palët e interesuara për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje që mbron interesin e konsumatorit”, por theksoi se se “është e shqetësuar se rregullorja e rreptë do të ndikojë te inovacioni, në vend që ta inkurajojë atë,” gjë e cila “do të dëmtojë konsumatorët në Europë dhe në mbarë botën.”
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…
Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…