<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Dyqind e një vjet më parë u bë beslidhja e shqiptarëve në Greqi

Marko Boçari
( Dyqind e një vjet më parë u bë beslidhja e shqiptarëve në Greqi )
Marko Boçari, u rrit në oborrin e Ali Pashës. Pas një beteje, ndërsa Luani i Janinës, siç e thërrisnin Ali Pashain, po i përgëzonte luftëtarët e tij, Thanas Vaja tha se Boçari ( vëllai i madh i Markos), ishte dalluar si edhe në luftërat e tjera.
Pashai e përgëzoi Boçarin, pastaj pak më tutje pa Markon dhe duke ju drejtuar Thanasit foli buzëgas:

  • Ai Boçari atje do hajë shumë koka turqish !
    Aliu e pagëzoi më vonë Markon ” Shqiponja e Samonivës”.
    Marko Boçari ishte i vogël nga shtati dhe i zhdërvjellët. Kishte tipare të rregullta dhe fytyrë të çiltër. Një zbehtësi e lehtë, tok me pamjen e tij melankolike, ia bënte interesante fizionominë.
    Fliste pak dhe mendonte shumë. Dinte të bashkonte aftësinë më të epërme me modestinë më të përzemërt, drejtësinë me ëmbëlsinë më të madhe. I thjeshtë, i matur në të sjella në kohë paqeje, ishte i gjallë e i rrëmbyer në luftë. Dilte i pari përballë rrezikut duke mos marrë kurrë pjesë në plaçkë dhe duke mos u lejuar as dhunën më të vogël shokëve të tij të armëve.
    Ishte njëherësh idhull i ushtarëve dhe i popullit. Dashuria për atdheun ishte pasioni i tij zotërues. Duke flijuar lumturinë e familjes së tij për interesin e vendit, ai nuk ngurroi aspak të derdhte gjakun për Greqinë duke i lënë fëmijët e vet në mëshirën e fatit.
    Jetoi si Aristidhi dhe vdiq si Leonidha.
    Viti 1923 ishte viti i provës së madhe për kryengritësit.
    Shqiptaret në trojet e tyre ne Greqi u sulmuan nga tre pashallare shqiptare. Mustafë Pasha i Shkodres, Omer Pashë Vrioni dhe Ibrahim Pashe Misiri. Të tre në sherbim të turkut osmanlli kundër vëllezërve të tyre. Që atëhere u krijua armiqësia e madhe dhe përçarja.
    Në gusht kur ushtritë e pashallarëve shqiptarë u derdhën në Misollongj dhe synonin Morenë, përpara u doli Boçari me suliotët e shqiptarët e tjerë. Siç e thotë kënga arvanite:
    Veç treqind, por kapedanë,
    Me dyfekë e jataganë.
    Natyrisht Marko e dinte se ishte një luftë vëllavrasëse. Por ndërsa suliotet etj luftonin për lirinë e vendit të tyre, mercenarët e turkut u sillnin robërinë.
    Boçari ndihej i helmuar që do luftonte kundër Mustafë Pashë Bushatit. E thotë kënga:
    Shkodran Pasha vjen ka me mijera vetë,
    Fushës hedh hordhinë e kalit ja zbret.
    Kur dëgjoi Boçari, nuk i erdhi mirë,
    Sulm të hidhur bëri përmbi krejt ushtrinë,
    Një mije preu kur hyri, dy mijë kur doli,
    Si luan luftoi e preu pa numërim,
    Një qen, s’ju tha dora, një shqiptar lëtin,
    Dyfekun e zbrazi mbi Marko Boçarin,
    Ju mbush goja gjak, e ndaloi të parin,
    Dhe me gjuhë bilbili shokët i trimëroi,
    Vetëm për pak dite gjer te mjeku shkoj,
    Mos mendoni keq, unë fjalën ju jap,
    Do kthehem trima, e do ju mbledh prapë.
    Marko Boçarin, pasi u plagos rëndë në Karpenis, ishte gushti i vitit 1823, e vunë në një vig dhe e çuan në Misolongj.
    Autoritetet, si dhe gjithë qytetarët, me lot ndër sy, rendën t’i jepnin lamtumirën e fundit kapedanit suliot.
    Vargani i përmortshëm hyri në qytet: një numër i madh robërish ishin vënë në zinxhirë. Shumë kuaj lufte në pajime, si dhe pesëdhjetë e katër flamuj të përkulur drejt tokës, e paraprinin me ngadalë.
    Në një vig të mbajtur nga gjashtë suljotë dergjej heroi i mbuluar me mantelin e tij të kuq flakë dhe me shpatën e vet përbri. Tetë mijë desh të rrëmbyer turqve, një numër i madh mushkash të ngarkuara me tremijë e dyqind pushkë, me shtatëqind palë pisqolla, me tenda, me municione dhe me kasën e armiqve, mbyllnin varganin.
    Trupi i Markos u vendos në banesën e Kostandin Metaksait, epark i Misolongjit. Aty nga mbrëmja, simbas zakonit të lashtë të vendit, një numër i madh vajtojcash të veshura në të bardha, me kryet zbuluar dhe flokët lëshuar, u mblodhën rreth tij dhe deri në mesnatë e vajtuan në mënyrë patetike.
    Të nesërmen, i zbukuruar në petkat e tij më të mira, me fytyrën zbuluar dhe me krahët kryqëzuar në kraharor, u shfaq në një arkivol të kurorëzuar me degë qiparisi. Shpura bënte përpara në zhurmën e kambanave dhe të të shtënave të artilerisë.
    Gratë e përkulura nga dritaret hidhnin tufa lulesh gjatë kalimit të tij dhe spërkatnin me ujë trëndafili..
    Kortezhi hyri në kishë. Aty filloi shërbesa e të vdekurve dhe, kur kryepeshkopi, duke mbaruar të kënduarat, shqiptoi këto fjalë: “Paqja qoftë me shpirtin e martirit!” i gjithë populli ra në gjunjë dhe thirri me zë solemn: “Amen!”.
    Mbas shërbesës së shenjtë luftëtarët bënë përpara për t’i dhënë komandantit të tyre puthjen e fundit. Të gjithë të pranishmit ndoqën shembullin e tyre duke thënë: “Lamtumirë, Boçar! Të qoftë i lehtë dheu!”
    Ishte e rende ndarja me trimin Marko Boçari, i cili bashkonte virtytet e madhërishme të një qytetari me talentet e një gjenerali të madh.
    Ai që qëlloi mbi Markon, siç e thotë këngëtari popullot, “qeni lëtin” ( dmth katolik), pra ai qe e zbrazi pushkën mbi Marko Boçarin ishte Leshi i Zi. Dhe sot ka ende shqiptare që i kendojne mercenarit LLesh, duke ja quajtur trimëri vellavrasjen.
    Duhet shënuar se suliotët ishin Gegë. E thekson disa herë studiuesi martir Aristidh Kola. Shteti grek i luftoi suliotet, Mamuri me Papakostën, sulmuan dhe dogjën shtëpitë e Noti Gjergj Boçarit dhe HISTORIKUN që ata e ruanin si gjënë më të çmuar.
    Pse?
    Sepse, thekson Aristidh Kola, e verteta duhej fshehur. Dhe e vërteta ishte se suliotët ishin Gegë.
    “Ku u dëgjua që t’ia kemi borxh lirinë tonë Gegëve…” thonë. ( Shih A. Kola. “Arvanitasit..” faqe 400-401).
    Dhimbja për humbjen e udhëheqësit ishte e rëndë sa malet:
    Tri thëllëza, Marko, shqipe Livadhjaje,
    Me thonjtë e kuq dhe krahët e shkruar,
    Mbrëmjeve vajtojnë dhe n’agim këlthasin.
    I ashtuquajturi revolucion grek, nisi si besëlidhje e shqiptarëve të krishterë e muslimanë, dhe nga ndërhyrjet e huaja e feja, sidomos pushtuesi turk dhe kisha ortodokse, u shndërrua në një luftë civile.
  • Jetnor Hoxhallari
postbck postbck

Recent Posts

Vendoseni këtë erëz pranë dritareve dhe dyerve për të parandaluar buburrecat

Insektet bëhen një shqetësim gjithnjë e më i zakonshëm gjatë pranverës dhe verës, veçanërisht kur…

9 hours ago

Terapia e re kundër kancerit jep shpresë të madhe: Te disa pacientë tumoret u zhdukën plotësisht

Pas rezultateve që po tërheqin vëmendjen në ASCO 2026, studiuesit po e zgjerojnë testimin e…

10 hours ago

Pse nuk ka dhomë me numrin 420 në shumë hotele?

Ndoshta nuk e keni ditur që numri 420 është i lidhur ngushtë me kanabisin, pasi…

1 day ago

Pse nuk ka dhomë me numrin 420 në shumë hotele?

    Ndoshta nuk e keni ditur që numri 420 është i lidhur ngushtë me…

2 days ago

Kur fjala e besës vlente më shumë se floriri

Albert Vataj Gojësh të mylmyera me mirësi, vjen një ngjarje e vogël në pamje, por…

2 days ago

Si ta rregulloni klimën për të përdorur më pak energji elektrike, truke të thjeshta për të kursyer para

Gjatë temperaturave të larta të verës, kondicionerët bëhen të domosdoshëm, por shumë njerëz janë të…

2 days ago